• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesit e qarqeve, surpriza mes emrave në PD/ Kush janë disa nga kandidatët që pritet të angazhohen

10:56 : 02/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ende nuk ka përcaktuar drejtuesit e qarqeve lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa burime nga kjo parti bëjnë me dije se nuk do të mungojnë surprizat.

Burime nga PD shprehen se mes emrave që pritet të drejtojnë qarqet, pra të koordinojnë strukturat dhe të përgatisin terrenin për zgjedhjet e 25 prillit pritet të jenë jo pak emra surprizë, apo rikthime të deputetëve të para 2013.

Një prej tyre është Eduart Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, të cilit duket se kreu demokrat Lulzim Basha, duket se do t´i besojë qarkun e Fierit.

Ndonëse më parë ishte përfolur se në këtë qark si drejtues do të ishte Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD, duket se Halimi ka marrë një propozim nga Basha për t´u rikthyer në politikën aktive si drejtues qarku në Fier. Më parë ish-ministrit të Drejtësisë i ishte propozuar drejtimi i qarkut të Korçës.

Ndërsa, Bardhi, sipas burimeve nga PD, zhvendoset në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm do të drejtojë strukturat në qarkun më të madh në veri të vendit, i konsideruar si një bastion i partisë më të madhe të opozitës prej 3 dekadash.

Lexo edhe:

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

Një tjetër surprizë mes emrave është ai i Enno Bozdo, ish-Sekretar Organizativ në PD, të cilit i është propozuar drejtimi i qarkut të Korçës.

Ndërkohë që për Qarkun e Durrësit janë disa emra që mund të përcaktohen ku dy më kryesorët janë nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, si Paloka ashtu edhe Bylykbashi, ishin pjesë e listës së deputetëve në këtë qark.

Në Lezhë, pritet që drejtimin e qarkut ta marrë Enkelejd Alibeaj, ndërsa Elbasani pritet të mbetet sërisht nën drejtimin e nënkryetarit Edmond Spaho, për të cilin ishte diskutuar se mund të kalonte në Korçë.

Genc Pollo do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës, ndërsa Vlora deri më tani i është besuar Bujar Leskajt, ish-deputet i PD-së, deri në momentin që mori drejtimin e KLSH-së. Në Berat duket se drejtimi do t´i besohet Tomorr Alizotit.

Tirana, e cila në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë 36 mandate deputetësh, pritet të ketë një tjetër organizim me disa drejtues të ndarë sipas zonave. Deri më tani është raportuar se Tirana do të ketë 4 drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ky numër të rritet, bazuar kjo në degët mbi të cilat është organizuar struktura e PD-së në këtë qark.

Gjithsesi zyrtarisht nga selia e PD nuk ka informacione nëse lista me drejtuesit e qarqeve do të mbetet e pandryshuar, pasi pothuajse për çdo qark ka më shumë se dy emra.

Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur publikisht se ende nuk ka një vendim dhe në momentin e duhur do të bëhen publike edhe emrat, ndërsa vëmendja e tij ka qenë në denoncimin e mënyrës se si qeveria ka menaxhuar pandeminë.

Burime nga PD shprehen se brenda pak javësh pritet zyrtarizimi i skemës së drejtimit të qarqeve, ndërsa gjithçka duket se do të bëhet në bashkëpunim me aleatët.

Pavarësisht se opozita e bashkuar më 25 prill mund të përfaqësohet me dy apo më shumë koalicione, drejtimi i qarqeve do të bëhet me një skemë bashkëpunimi, ku përveç emrave që do të caktohen nga PD, do të jenë edhe partitë aleate që do të caktojnë drejtuesit e tyre, duke formësuar kështu “shtabe” elektorale të përbashkëta, në funksion të maksimalizimit të votave për opozitën. /BN/

Etiketa: drejtuesPDqarqe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim, Tabaku publikon videon: Aeroporti i Vlorës, 138 milionë euro humbje

21:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi i dakordësuar mes palëve

12:13 : 24/10/2025
Para

Zihet me gruan, bën 450 kilometra rrugë në këmbë!

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com