• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Brexit/ Barnier s’është i sigurtë për gjasat e arritjes së një marrëveshjeje

19:53 : 02/12/2020
në BOTA

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier e paralajmëroi Britaninë e Madhe të mërkurën se një marrëveshje duhet të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Francezi tha se 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e negociatave gjatë një takimi me dyer të mbyllura të eurodeputetëve.

“Unë sinqerisht nuk e di nëse mund të arrijmë një marrëveshje,” tha Barnieri, sipas një transkripti të takimit të marrë nga DW. “Orët dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.”
Barnieri i informoi si ambasadorët e BE ashtu edhe parlamentarët pas 28 ditësh rresht bisedimesh.

David McAllister, një eurodeputet nga kristiandemokratët e kancelares gjermane Angela Merkel, tha: “Ne jemi nën presion kohor”.

Brexiti ka pasoja

Lexo edhe:

Më shumë se 120,000 britanikë janë natyralizuar në vendet evropiane që nga votimi i Brexit

A do lehtësojë qeveria rregullat e Brexit? Starmer përmirëson marrëdhëniet me BE

Takimi erdhi pasi disa diplomatë shprehën shqetësimin se ekipi negociator i Barnierit mund t’i ofrojë qeverisë britanike shumë kompromise. Por Barnieri i kundërshtoi raportet e mediave se ai ishte tepër i butë në bisedime.

“Ekziston një ndryshim objektiv midis një shteti anëtar dhe një shteti të tretë. Me këtë kemi të bëjmë me Brexitin. Ka pasoja.”

Zyrtarët e BE janë të shqetësuar se ofrimi Britanisë së Madhe një marrëveshje me tarifë zero, me kuotë zero pa një angazhim për standardet minimale do të minonte tregun e vetëm të bllokut.

Barnieri dhe homologu i tij britanik, David Frost, kanë qenë në mosmarrëveshje për muaj për çështje kryesore, që përfshijnë rregulla të padrejta për konkurrencën, mbikqyrjen e çdo marrëveshjeje të ardhshme dhe për të drejtat e peshkimit.

Diplomatët e BE i thanë DW se kishte pasur “ca përparime” për këto çështje, por se “një marrëveshje varet nga ekuilibri”.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se ekipi britanik ishte “duke negociuar në mënyrë konstruktive” me Barnierin.

“Por do të kërkojë vullnet politik dhe frymë krijuese nga ana e tyre, po të duam të arrijmë një marrëveshje,” tha zëdhënësi.

Të dyja ekipet negociuese kanë qenë të mbyllura në negociata intensive në katër ditët e fundit, në një përpjekje tjetër për të kapërcyer bllokimin.

Bisedimet do të vazhdojnë deri në fund të javës kur Barnieri dhe zyrtarët e Komisionit Evropian do të rishikojnë edhe një herë përparimin.

Një Brexit pa marrëveshje do të thotë që Britania e Madhe dhe BE duhet të bazohen sërish në rregullat e vendosura për tregtinë ndërkombëtare nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Kjo do të thotë që për mallrat e shitura do të ketë dogana dhe kontrolle shtesë doganore në portet kryesore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropën Veriore.

Një diplomat i BE i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Barnier nuk duhet të nënshkruajë një marrëveshje të nxituar, edhe nëse kjo do të thotë një periudhë tregtie pa një marrëveshje.

“Ekziston një shqetësim që për shkak të këtij presioni kohor ka një tundim për të nxituar,” tha diplomati pas një informimi nga negociatori Michel Barnier për të dërguarit e 27 vendeve anëtare në Bruksel. “Ne i thamë: mos e bëj këtë”.DW

Etiketa: brexit

Lajme të lidhura

BOTA

Më shumë se 120,000 britanikë janë natyralizuar në vendet evropiane që nga votimi i Brexit

19:44 : 07/03/2025
BOTA

A do lehtësojë qeveria rregullat e Brexit? Starmer përmirëson marrëdhëniet me BE

21:32 : 05/07/2024
BOTA

Projeksioni i parë/ Si pritet të ndahen vendet në Parlamentin Europian, kush kryeson

21:33 : 09/06/2024
BOTA

4 vjet më parë Britania doli nga BE/ DW: Askush nuk flet më për Brexit! Çfarë u solli britanikëve?

12:53 : 01/02/2024
BOTA

Tre vjet Brexit – probleme dhe shqetësime të reja

14:29 : 27/12/2023
AKTUALITET

Revolucioni i vërtetë

12:13 : 17/04/2023
Para

Kush është shqiptari Ilir Zelka, që u ekzekutua në Brazil

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com