• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Siguria në spitalet Covid dhe siguria e pacientit

07:50 : 01/12/2020
në AKTUALITET, OP-ED, SHENDETI

Nga Erion Dasho

Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishëm të mirëfunksionimit të një sistemi shëndetësor. Dëmtimi i shëndetit në institucionet shëndetësore, humbja e funksioneve, humbja e jetës, etj, analizohen kudo në botë me përgjegjshmërinë më lartë me qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sigurisë në spitale.
Vetëvrasja e një pacienti në kohën kur merr kujdes shëndetësor përbën një nga kulmet e cënimit të sigurisë.

Në SHBA-të me 328 milion banorë ndodhin në spitale rreth 50 vetëvrasje në vit, gati të gjitha në spitale psikiatrikë.

Rreziku i një pacienti jashtë këtyre spitaleve për të vrarë veten gjatë kohës që merr kujdes shëndetësor, vlerësohet në më pak se 1 vetëvrasje për çdo 3 milion shtrime në spital!

5 vetëvrasje vetëm midis 5 mijë pacientëve të prekur nga COVID që janë shtruar në spitalet shqiptare është një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe e pajustifikueshme.

Lexo edhe:

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Aq më pak nga kryeministri, i cili pasi zbuloi talentin e fshehur në epidemiologji, tashmë shfaqet edhe ai njohës i sigurisë në spitale duke ngatërruar ndoshta qëllimisht, ndoshta nga injoranca (mosnjohja e çështjeve shëndetësore), pacientët që vrasin veten në shtëpi me ata që vrasin veten në spital.

Ndërkohë që shumë kolegë kanë bërë propozime të shumta dhe të drejta për korrigjimin e kësaj situate unë do të shtoja tre propozimet e mëposhtme:

Strategjikisht, duhet riaktivizuar Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë, e cila u krijua si një risi në vitin 2006.

Sigurisht, informaticienët dhe kimistët e dështuar që kanë drejtuar shëndetësinë tetë vitet e fundit e kanë lënë në hije këtë institucion kaq të rëndësishëm, duke mos qënë të aftë as edhe të kuptojnë rolin e saj. Kjo qendër i ka gati vlerësimet dhe planet për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në institucionet shëndetësore shqiptare.

Nga ana e shërbimit, duhet futur menjëherë në përdorim pyetësori depistues për vlerësimin e rrezikut të vetëvrasjes dhe të plotësohet ai për çdo pacient të shtruar në spitalet COVID. Pacientët që rezultojnë të kenë një shkallë të lartë të rrezikut duhen trajtuar me kujdesin maksimal sipas protokolleve të sigurisë.

Së fundi, nga ana e marrëdhënieve njerëzore, të lejohen vizitat e familjarëve në spitalet COVID, sikundër kemi dëgjuar e parë nga miqtë që kurohen në spitalet e Turqisë. Sot nuk jemi në shkurt apo mars dhe nuk ka asnjë arsye që pacientëve të shtruar me COVID t’u mohohen vizitat nga familjarët. Patjetër, me masa sigurie e pajisje mbrojtëse, por duhen lejuar. Bunkerizimi i panevojshëm i spitaleve COVID duhet të marrë fund.

Shpesh kam përmendur se epidemia e COVID-it nxori zbuluar gjendjen ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar.

Siguria e pacientit, një nga shtyllat e ofrimit të kujdesit shëndetësor bashkëkohor, duhet të marrë urgjent rëndësinë e saj.

Sot, si një urgjencë dhe domosdoshmëri për të shmangur situata të tjera si 5 vetëvrasjet fatkeqe dhe nesër si një përafrim strategjik të cilin shqiptarët e meritojnë!

Etiketa: CoviddashoPacientët

Lajme të lidhura

BOTA

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
AKTUALITET

Onkologjiku si “kamp torturash”/ Pas mungesës së ilaçeve, prishen dhe aparaturat e rrezeve

18:58 : 20/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
AKTUALITET

“Rama përdor spitalin për fushatë”, Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë e tumorin, akt kriminal

19:07 : 26/03/2025
Para

Tërmeti me magnitudë 6.1 trondit Argjentinën

TË GJITHA

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta në Postribë

21:56 : 04/06/2025

Diddy e vari nga kati i 17-të/ Dëshmia tronditëse në gjyq: Jam djalli dhe mund të të vras

21:49 : 04/06/2025

Situata tek Interi, Marotta: Moment i vështirë, por nuk trembemi

21:48 : 04/06/2025

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

21:39 : 04/06/2025

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

21:32 : 04/06/2025

Napoli i ofron rinovimin, Rrahmanin e kërkojnë në Premier League

21:28 : 04/06/2025

VIDEO/ Momenti kur rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë, e fusin në bagazhin e makinës

21:21 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com