• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Gaçeni”/ UGSH: Gjyqi ndaj gazetares dhe dy portaleve, akt intimidues dhe presioni

13:48 : 01/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka reaguar për procesin gjyqësor që është hapur ndaj gazetares Juli Ristani dhe ndaj dy portaleve, njëri prej të cilëve Boldnews.al, nga shefja e kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, pas publikimit të artikullit nga gazetarja me titull “Rasti “Gaçeni” dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s”.

Sipas Unionit, padia tregon se kemi të bëjmë një akt intimidues dhe presioni.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se do ta ndjekë me përparësi këtë proces gjyqësor të iniciuar nga zyrtarja në fjalë, ndaj një gazetareje profesioniste dhe se e konsideron këtë një proces që cënon rëndë imazhin e marrëdhënieve mes gazetarëve, mediave dhe nëpunësisë së administratës publike të vendit”, thuhet më tej në reagimin e Uninionit të Gazetarëve Shqiptarë.

UGSH shpreh keqardhjen se në këtë proces është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, jo për të hetuar përgjegjësit, por se si “rrodhi” dokumenti, të cilin gazetarja e ka bërë pjesë të raportimit të thelluar të rastit.

UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të iniciuar nga Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrotjes, zonja Belioza Çoku ndaj gazetares së njohur Juli Ristani (Mezini) për shkak të publikimit të një shkrimi me titull “Rasti “Gaçeni” dhe skandali me manipulimin e bursave të NATO-s”, nga Ministria e Mbrojtjes, i publikuar më 6 gusht e në vazhdim nga gazeta Shqip dhe Boldnews.com.

Qysh prej botimit të shkrimit nga gazetarja me përvojë të gjatë dhe kontribuese në gazetarinë e raportimit dhe atë të investigimit, reagimet e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vënia në lëvizje e gjykatës përmes padisë, përbëjnë një akt intimidues dhe presioni mbi raportimin e lirë të gazetares dhe mediave të përfshira në këtë publikim.

Gazetarja Juli Ristani për përgatitjen e këtij raportimi është ndeshur me vështirësi dhe pengesa të shumta deri edhe me presione të hapura. Në përballje me vështirësitë e prononcimeve të munguara zyrtare dhe problemeve të hasura për vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit rreth procedurave dhe kritereve të ndjekura në rastin e aplikimit të bursave të NATO-s nga përfaqësuesit e administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, ajo i është drejtuar përmes redaksisë së Shtyp-it me një shkresë për ndërhyrje edhe Komisionerit për të Drejtën për Informim.

Ndërkohë që përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave dhe prononcimeve zyrtare, gazetares i janë dashur gati tre muaj pritje dhe durim, ç’ka bie ndesh me afatet ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mëson se në fund të muajit nëntor të vitit 2020, në adresë të gazetares Juli Ristani dhe dy mediave Shqip dhe Boldnews.com, vjen thirrja e gjykatës për vënien nën padi nga zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kërkon dëmshpërblim.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh keqardhjen se në këtë proces është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, jo për të hetuar përgjegjësit, por se si “rrodhi” dokumenti, të cilin gazetarja e ka bërë pjesë të raportimit të thelluar të rastit. UGSH e denoncon këtë padi si një akt të pastër presioni ndaj raportimit të lirë, ndaj pengesave dhe vështirësive për respektimin e ligjit për të drejtën për informim dhe cungimit të transparencës publike prej administratës publike, përfshi edhe atë të Mbrojtjes.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se do ta ndjekë me përparësi këtë proces gjyqësor të iniciuar nga zyrtarja në fjalë, ndaj një gazetareje profesioniste dhe se e konsideron këtë një proces që cënon rëndë imazhin e marrëdhënieve mes gazetarëve, mediave dhe nëpunësisë së administratës publike të vendit.

Etiketa: gjyqMinistria e Mbrojtjesugsh

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza e REL: Si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubinit në mbrojtje të Thaçit në Hagë?

21:37 : 15/09/2025
BOTA

Turqi, gjyqi ndaj kryetarit të opozitës Ozgur Gurel shtyhet më 24 tetor

16:23 : 15/09/2025
AKTUALITET

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025
AKTUALITET

Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

12:20 : 15/07/2025
BOTA

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025
Para

Vodhën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, arrestohen vëllezërit më Tiranë

TË GJITHA

Cardi B i vë flakën rrjetit me flamurin kuqezi

09:09 : 23/09/2025

Pritet një propozim për paqe! Trump do të flasë për Gazën me zyrtarë nga vendet myslimane

08:59 : 23/09/2025

Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

08:55 : 23/09/2025

Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

08:53 : 23/09/2025

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

08:49 : 23/09/2025

U kap me kok*inë dhe kan*bis në makinë, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

08:47 : 23/09/2025

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com