• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Ministrja e Kulturës i legalizon hotelin 4 katësh autorit të masakrës së Qafë-Gjashtës

00:01 : 29/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka firmosur një dokument për legalizimin e një hoteli 4 katësh në qendër të qytetit të Sarandës. Hoteli është në pronësi të z. Agron Qurku, i cili është hetuar, gjykuar dhe dënuar për një seri ngjarjesh kriminale në Sarandë, ndër të tjera edhe si autor i masakrës së Qafë-Gjashtës, ku një punonjës policie u vra dhe të tjerë u torturuan.

Ndërtimi shumëkatësh, përpos pa leje, është në një zonë arkeologjike. Sipas dokumenteve që ka siguruar “Bold News”, ministrja Margariti, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ka vendosur në mbledhjen e datës 2 maj 2019 që të miratojë legalizimin e këtij objekti, megjithëse është në zonën “B” arkeologjike.

Dokumenti i mësipërm ka numër protokolli 667, i datës 8 maj 2019. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, në varësi direkte të Ministrisë së Kulturës, ka marrë një vendim, me numër 129, të datës 2 maj 2019, për aprovimin e legalizimit të këtij ndërtimi.

Lexo edhe:

Goditet banda e hajdutëve në Sarandë/ 4 të arrestuar, zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe automjete

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

“Në mbështetje të ligjit për ‘Trashëgiminë Kulturore’, si dhe VKM-së të vitit 2015, për përcaktimin e kritereve, procedurave, të dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtmet pa leje, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në mbledhjen e datës 2 maj 2019, pasi shqyrtoi kërkesën e ALUIZNI-t Sarandë për konfirmim nga KKA për vijimin e procedurës së legalizimit të ndërtimit ‘objekt social, ekonomik, 4 kate.

Prona është në emër të z.Viktor Qurku, janaq Turku, Rikard Qurku, Aleksandër Qurku, Agron Qurku, lagja nr.1 Sarandë dhe pozicionohet brenda zonës arekologjike ‘B’ të qytetit të Sarandës. KKA vendosi të miratojë kërkesën e ALUIZNI-t Sarandë për konfirmim nga KKA për vijimin e procedurës së legalizimit të objektit 4 kate.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në këtë dokument. Në fund të tij, është edhe emri kryetarit të këtij Këshilli, e cila është sa më pak e as më shumë por vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ndërkohë, dokumenti mban edhe firmën e zonjës Rudina Zoto, e cila është në pozicionin e sekretarit të KKA.

Pra, për rreth 23 vite, objekti i mësipërm ka qenë informal dhe është dashur firma dhe vula e Margaritit për të vijuar procedurat. Por, a do të hetohet zonja ministre, apo “ushtarët” e saj në këtë këshill nga KÇK, apo SPAK? Faktet janë evidente, madje me dokumente, foto dhe video të kohës. Ndërtimi është në zemër të Sarandës, vetëm disa metra larg detit dhe rrënojave të qytetit të vjetër.

“Bold News” ka siguruar disa fotografi të vjetra të sheshit kryesor të Sarandës në vitin 1997, ku zona ishte me palma. Madje, dukej edhe deti.

Skandali thellohet akoma më tej, pasi mjafton të bësh një kërkim për pronarët dhe të dalin “bëmat” e tyre. Sipas burimeve nga qyteti i Sarandës, pronari kryesor është z. Agron Qurku, një person me precedentë të rëndë kriminalë, i hetuar, gjykuar dhe dënuar për shumë krime, madje edhe si autori i Masakrës së Qafë-Gjashtës.

Rezulton i dënuar për vjedhjen e Bankës së Sarandës, vjedhjen e Bankës së Delvinës, madje edhe rrëmbimin e një vajze nga Saranda dhe plagosjen e babait të saj. Ndërkohë, një pronar tjetër është z. Janaq Qurku, edhe ky dënuar për vjedhjen e bankës së Sarandës.

Sipas burimeve nga Saranda, godina 4 katëshe është ndërtuar menjëherë pas ngjarjeve të rënda kriminale të vitit 1997 në Sarandë. Pra, ka dyshime të forta se me të ardhurat kriminale, është ndërtuar edhe godina. Pas këtyre ngjarjeve, Agron Qurku është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria dhe jeton në Athinë, Greqi. Ndërkohë, pronari tjetër jeton në Sarandë.

Në muajin maj të vitit 2011, sipas Policisë së Shtetit, në Athinë, Greqi, u arrestua Agron Qurku, deri në atë kohë i shumëkërkuar për masakrën e “Qafë Gjashtës”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë së Sarandës, Gjergj Mehmeti.

Ai rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata për Krime të Rënda me 16 vjet burg. Gjithashtu Qurku është i dënuar edhe me 9 vjet burg nga Gjykata e Sarandës në vitin 2000, për grabitjen e një banke, në bashkëpunim me persona të tjerë, në Sarandë. Sipas mediave, Agron Qurku ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 20 janar 2008, caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, e kryer në bashkëpunim”.

Sipas vendimit të gjykatës, Qurku akuzohet se më 4 mars 1997, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në Sarandë, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e efektivit të policisë së Komisariatit të Sarandës, Gjergj Mehmeti.

Etiketa: margaritisarandevendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet banda e hajdutëve në Sarandë/ 4 të arrestuar, zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe automjete

13:15 : 29/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit, bllokohet skafi në Sarandë

15:41 : 21/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Elvis Koçit, policia: U kap në Ksamil, i kanë mbetur edhe 2 vite e 9 muaj burg (Video)

11:10 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sarandë/ Kishin shkuar ta arrestonin, i kërkuari përplas makinën e policisë dhe arratiset!

08:43 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sekuestrohen 96 kilogramë kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshimet

14:38 : 15/06/2026
Para

Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit

TË GJITHA

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026

Protesta e 29-të e qytetarëve/ Policia procedon penalisht 31 persona

16:31 : 29/06/2026

PBB rritet me 3.7%, ekspertët: Shqipëria mbetet në model konsumues jo prodhues

16:21 : 29/06/2026

Marsi hyn në Binjak! Tre shenja do të përfitojnë, ndërsa dy duhet të jenë vigjilentë

16:16 : 29/06/2026

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet