• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sfidat komplekse që i presin pacientët e shëruar nga Covid-19

15:30 : 29/11/2020
në BOLD BLOG, BOTA, SHENDETI

Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur nga një formë e rëndë e Covid-19, pritet me gëzim dhe lehtësim. Por rikthimi më në fund në shtëpi, nuk përfaqëson për të gjithë rifillimin e një jete që është“fushë me lule”.

Shpesh duhen muaj të tërë për një shërim të plotë fizik, dhe përvoja me këtë sëmundje, mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe statusin financiar. Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine”,ka në qendër të vëmendjes pikërisht “trashëgiminë”e përhapur, por shpesh të neglizhuar që lë pas Covid-19.

Një përvojë testuese

Studiuesit analizuan të dhënat për 1.250 pacientë me Covid që kishin dalë nga 38 spitale të ndryshme në Miçigan midis pranverës dhe verës së këtij vitit, gjatë fazës së parë të pandemisë. Fatmirësisht, gjatë muajve të fundit, mbijetesa e pacientëve me Covid-19 në spitale është përmirësuar, falë kujdesit spitalor në kohë dhe më të saktë. Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7 për qind e pacientëve të monitoruar në studim vdiqën. Tek ata që kishin qenë shtruar në repartet e kujdesit intensiv, shkalla e vdekshmërisë në këtë periudhë ishte 10 për qind.

Ende të dobët fizikisht

Lexo edhe:

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Pediatria pa ezhe, mbahet vetëm si inventar

Ekipi arriti të kontaktojë me telefon 488 të shëruar nga infeksionit, që iu përgjigjën një interviste telefonike fokusuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore2 muaj pasi ishin kthyen në shtëpi. Problemet që u zbuluan sugjerojnë se ndikimi i Covodi-19 shtrihet përtej spitalit dhe shumë përtej shëndetit, thotë Vinet Çopra, autori i parë i studimit.

Më shumë se 39 për qind e pacientëve të intervistuar, nuk i ishin rikthyer ende jetë së tyre të mëparshme. 12 për qind e tyre thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23 për qind kishin akoma gulçim kur ngjisnin shkallët, dhe një e treta e pacientëve ende ankoheshin për simptoma të Covid-it (para së gjithash për rikthimin jo të plotë të nuhatjes dhe shijes).

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik

Dyzet për qind e atyre që punonin përpara se të sëmureshin, nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore. Por në disa raste sepse kishin e humbur punën. 26 për qind e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për ta menaxhuar më mirë lodhjen.

Më shumë se një e treta e të intervistuarve, ankoheshin mbi ndikimin që kishte pasur Covid mbi financat e tyre. 10 për qind e të anketuarve, thanë se u kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës, dhe 7 për qind kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake për të vijuar ecjen përpara. Gati gjysma e atyre që u shëruan nga virusi raportuan pasoja të shëndetit mendor, dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike pas daljes nga spitali.

Për çfarë popullate po flasim

Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç. Thuajse 52 për qind e tyre ishin afro-amerikanë, dhe 4 për qind me origjinë hispanike. Mbi 14 për qind e tyre nuk ​​vuanin nga sëmundje kronike para se të mbërrinin në spital, dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave). Duke i pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekshmërinë në repartet e kujdesit intensiv ishin çuditërisht të larta, por gati të barabarta me ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës. 63 për qind e atyre që ishin trajtuar në ato reparte, vdiqën në spital ose brenda 2 muajsh pas kthimit në shtëpi. / Focus – Bota.al

Etiketa: Covidpacientesfidat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Pediatria pa ezhe, mbahet vetëm si inventar

17:23 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, vihet nën hetim mjeku në Tiranë

14:54 : 25/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025
Para

Pse është shpejt të flitet për “pensionimin” e Vladimir Putinit

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com