Rriten në mënyrë të frikshme shifrat/ 835 të infektuar nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

E diela e 29 Nëntorit ka rikthyer sërish panikun në Shqipëri, pasi shifrat e infektimeve kanë qenë shumë të larta krahasuar me ditët e tjera të javës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi, ku kanë rezultuar pozitivë 835 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 835 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE  Padia në SPAK ndaj Veliajt, Rama: 1 mijë padi të bëjnë, thjesht po shtojnë llumin

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         835

Të shëruar ne 24 orë                      329

Të shtruar në spitale                       482

Humbje jete në 24 orë                  11

Testime ditore                                  2.253

Testime totale                 188.496

Raste pozitive                         37.625

Raste të shëruara                 18.481

Raste Aktive                            18.346

Humbje jete                               798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    9371

Fier                        1378

Durrës 1333

Korçë    1010

Vlorë     952

Shkodër               904

Elbasan 870

Lezhë    722

Berat     621

Gjirokaster 572

Kukës    408

Dibër     205