• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Nga lodhja tek dhimbja e muskujve…’/ Zbulohen efektet shëndetësore afatgjata të koronavirusit

22:28 : 28/11/2020
në SHENDETI

Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit.

Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.

Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali.

Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.

“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë. Kam një qen të vogël dhe më duket përgjegjësi e madhe ta nxjerrë jashtë. Nuk guxoj ta bëj këtë”.

Lexo edhe:

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.

Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.

Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.

“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vje darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.

Mjekja Ester Marco mbikëqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.

“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.

Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz.

Spanja renditet e gjashta në botë për nga numrin i rasteve me koronavirus, me mbi 1.6 milionë njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë./ VOA

Etiketa: koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy humbje jete dhe 270 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:14 : 22/02/2022
SHENDETI

Ja cilin organ dëmtoi më shumë covid te personat e infektuar

21:35 : 18/01/2022
AKTUALITET

Dy humbje jete dhe mbi 1 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:54 : 17/01/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Mjekja Dedja: Të infektuarit duhet të presin 72 orë para se të marrin antibiotikë

19:51 : 16/01/2022
AKTUALITET

Rekord i zi/ 7 humbje jete dhe 2179 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:19 : 14/01/2022
AKTUALITET

Omicron/ Alimehmeti: Rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

17:12 : 06/01/2022
Para

Video/ Çfarë gafe e Courtois! Alaves realizon të dytin ndaj Real Madrid

TË GJITHA

Tirana, 5 titullarë në “ajër ! Nga porta në sulm, ekipi do të ketë një tjetër zbrazëti

16:20 : 21/05/2025

Operacioni antidrogë në Durrës, gazetarja jep detaje: Dyshohet se grupi është përfshirë edhe në atentate

16:18 : 21/05/2025

Eksportet në rënie, u ulën me 5% për Prillin

16:10 : 21/05/2025

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025

Sulmuesi i Vorës thirret nga Kombëtarja, klubi i Superiores krenohet me 28-vjeçarin

15:56 : 21/05/2025

A u dekonspirua aksioni i SPAK? Proda: U përfshimë vetëm dje, nuk kemi mbikëqyrur asnjë anëtar

15:47 : 21/05/2025

Studim: Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët

15:41 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com