• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kartolinat për Babagjyshin e Krishtlindjes, një dritare në mendjet e fëmijëve gjatë pandemisë

16:59 : 28/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

nte që të hynte nga dera e përparme, sepse dera e pasme është e rezervuar për gjyshen dhe gjyshin për të ulur rrezikun e infektimit.

Dhe duke hapur zemrën e lënduar me “Babagjyshin e Krishtlindjes”, 10-vjeçarja Lola shkruante se donte “që tezja e saj të mos ketë më kancer dhe që ky virus të mos ekzistojë më”.

“Mamaja ime kujdeset për të dhe ndonjëherë jam e frikësuar për të,” shpjegon Lola, duke nënshkruar letrën e saj të shkruar me dorë, “Kujdesu për veten Ati i Krishtlindjeve dhe për elfët”.

Ngarkesa emocionale e shkaktuar nga pandemia mbush faqet e letrave dërguar Santës që tani po vërshojnë në një zyrë postare në Francën jugperëndimore që merr postën për të nga e gjithë bota.

Dhjetëra mijëra letrat, shënime dhe kartolina – disa vetëm ca fjalë të thjeshta, të tjerat letra të sofistikuara me të shkruara me dashuri me lapsa me ngjyra – janë një dritare në mendjet e brishta të autorëve të tyre të vegjël dhe të rriturve që e duan Santën, në fund të një viti të sëmundjeje dhe kaosi.

Lexo edhe:

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

Si një letër nga Zoe, e cila vetëm kërkon bileta për një parku dëfrimi sepse “ky vit ka qenë shumë ndryshe nga të tjerët për shkak të COVID-19”.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk po ju kërkoj shumë gjëra për të shmangur infektimin,” shkroi Zoe, duke nënshkruar me “Merci!” dhe një zemër.

Në teori, dhe shpesh në praktikë, çdo letër drejtuar “Babagjyshit të Krishtlindjeve” dhe hedhur në çdo kuti postare në të gjithë botën ka të ngjarë të shkojë drejt zyrës së klasifikimit në rajonin Bordeaux të Francës që ka menaxhuar postën për të që nga viti 1962. Të fshehur mes vreshtave, punëtorët (të cilët e quajnë veten “elfët”) kalojnë muajt nëntor dhe dhjetor duke hapur zarfet të zbukuruara me zemra, pulla dhe ngjyra dhe duke përhapur magjinë e Santës duke u përgjigjur në emër të tij.

Nga letrat e para të hapura nga 12 nëntori, u bë shpejt e qartë se si po rëndon pandemia tek fëmijët, thotë Jamila Hajji. Së bashku me lutjet e zakonshme për lodra dhe vegla ishin edhe kërkesat për vaksina, për vizita nga gjyshërit, për jetën që të kthehej në normalitet. Një ndër tre letra përmend pandeminë në një farë mënyre, thotë Hajji.

“Fëmijët janë prekur shumë nga COVID, më shumë sesa mendojmë. Ata janë shumë të shqetësuar. Dhe ajo që ata duan mbi të gjitha, përveç dhuratave, është me të vërtetë të jenë në gjendje të kenë një jetë normale, duan t’i vijë fundi i COVID-it, një vaksinë”, thotë ajo.

“Letrat drejtuar Babagjyshit të Krishtlindjes janë si një lloj çlirimi për ta. Gjatë gjithë këtij viti, ata kanë qenë në izolim, u është mbyllur shkolla, janë privuar nga gjyshërit dhe gjyshet. Prindërit e tyre janë të shqetësuar nga kriza shëndetësore. Kështu që ne, natyrisht, mund të themi se fëmijët po shprehin me fjalë gjithçka që kanë ndjerë gjatë kësaj periudhe. ”

“Ne jemi si terapistë elfë,” shton ajo.

Duke iu përgjigjur 12,000 letrave në ditë, ekipi prej 60 elfësh vë mënjanë disa që i prekin më shumë ose u tërheqin vëmendjen. Lola është ndër ata që kanë spikatur deri më tani, me rrëfimin e saj të sinqertë për Santën se “këtë vit më shumë se të tjerët, kam nevojë për magji dhe të besoj tek ty”.

Elfët thonë se kuptimi i tyre është se fëmijët po u besojnë shqetësimeve që ata nuk mund t’i ndajnë me prindërit e tyre.

Emma Barron, një psikiatre e specializuar në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në spitalin pediatrik Robert Debré në Paris, thotë se datat historike, përfshirë ditëlindjet dhe festat si Krishtlindjet, ofrojnë strukturë në fëmijëri. Mes pasigurisë së pandemisë, pika e referimit e 25 dhjetorit e Krishtlindjes është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët këtë vit.

“Fëmijët të habisin pasi mund t’u përshtaten shumë situatave”, thotë psikiatra Barron. “Por ritmet, ritualet dhe gjëra të tilla janë një pjesë integrale e stabilitetit mendor të fëmijëve.”

Ndërsa letrat vërshojnë, është gjithashtu e qartë se kjo shkon përtej fëmijëve. Santa po bëhet pikë referimi edhe për të rriturit, disa prej të cilëve po i shkruajnë për herë të parë që kur ishin fëmijë.

Njëri prej tyre kërkon “një pandemi dashurie”. Një 77-vjeçar u ankua se “mbyllja nuk është kënaqësi! Unë jetoj vetëm”. Një gjysh i kërkoi Santës që të “përshëndeste dy nipërit e tij që nuk do të jetë në gjendje t’i shihte këtë vit për shkak të situatës shëndetësore “.

“Misioni juaj do të jetë i vështirë këtë vit,” shkruan Anne-Marie, një tjetër e rritur.

“Do t’ju duhet të spërkatni pluhur yjesh në të gjithë botën, për të qetësuar të gjithë dhe për të ringjallur shpirtrat tanë të fëmijërisë, kështu që ne të mund të ëndërrojmë, më në fund, dhe të çlirohemi”./VOA/

Etiketa: Kartolinat për Babagjyshinpandemia

Lajme të lidhura

BOTA

Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

09:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Shifrat konfirmojnë rënien e turizmit, më pak të huaj vizituan Shqipërinë

08:17 : 20/08/2024
AKTUALITET

SPAK nis hetimet për Manastirliun, u padit nga Vokshi për tenderat sekret në kohën e Covid

12:45 : 18/06/2024
BOTA

Ministrja italiane e Turizmit nën hetim për mashtrim me fondet për pandeminë

21:54 : 03/05/2024
BOTA

Pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga virusi i gripit

19:07 : 21/04/2024
AKTUALITET

Pandemia dhe Euro “sëmurin” bimët mjekësore, 30% ekompanive në prag falimenti

08:46 : 06/01/2024
Para

Inter bën autokritikë, lë pas humbjen në Champions dhe fiton me “tris” ndaj Sassuolos

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com