• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Uzuni tregon bisedën me Ronaldon: Fanella e tij, gjithmonë me mua

10:29 : 26/11/2020
në SPORT

Myrto Uzuni ishte protagonist absolut për skuadrën e tij në ndeshjen me Ferencvaros dhe Juventusit në Champions League. Sulmuesi gjeti golin ndaj bardhezinjve, megjithëse në fund nuk ia vlejti sepse Ronaldo dhe Morata përmbysën gjithçka. Në një prononcim për “Panorama Sport”, beratasi tregon gjithë emocionet dhe dialogun me Ronaldon gjatë dhe pas ndeshjes.

FORMA E MIRË – “Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rigjej formën e mëparshme, pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova COVID-19. Jam vërtet i lumtur. Gjatë ndeshjes treguam besim dhe cilësi, si me veprimin ndaj Dibalës apo edhe në momente të tjera”.

PËRBALLË JUVENTUSIT – “E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë”.

HUMBJA – “Normalisht që më vjen shumë keq. Më vjen keq për faktin se bëmë një ndeshje të mirë, sakrifikuam dhe u munduam të bënim gjithçka siç duhet dhe siç e kishim përgatitur. Sigurisht që do të isha akoma edhe më i lumtur që të merrnim pikë në Torino me golin tim”.

FESTIMI I GOLIT – “Realisht nuk e mendoja atë festim, por gjithmonë e kam ndjekur Juventusin nga televizori. Dhe Ronaldo sa herë shënon, shkon te cepi i fushës…

Lexo edhe:

Media britanike “kryqëzon” Ronaldon: Portugalia po luan me 10 lojtarë dhe një statujë

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

Në ato momente, menjëherë pas golit që shënova, mu kujtua Ronaldo që shkonte atje dhe ishte thjesht mënyra… E ndjeva të bëja ashtu, pasi e kam përjetuar nga televizori shumë herë atë festim. Prandaj. Ishte thjesht diçka e momentit”.

PAS NDESHJES – “Trajneri na përgëzoi të gjithëve. Pavarësisht rezultatit, ai na uroi dhe na falënderoi të gjithëve për shpirtin e garës që treguam gjatë ndeshjes dhe që ishim të gjithë të gatshëm, në dispozicion të ekipit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Sigurisht, edhe mua më përgëzoi për golin që shënova”.

GABIMI I PORTIERIT – “Jo nuk tha gjë, ishte vetëm trajneri ai që na foli. Trajneri na uroi për paraqitjen dhe nuk është se gaboi vetëm portieri. Ne gabojmë të gjithë dhe fitojmë të gjithë bashkë”.

BISEDA ME RONALDON – “Pas ndeshjes e falënderova. I thashë: ‘Faleminderit për fanellën’ dhe nuk mund të rrija pa i thënë: ‘Je lojtari më i mirë në botë’. Më tha: ‘Faleminderit dhe veç vazhdo të punosh’. Kur ndërruam fanellat nuk tha asgjë për festimin, por në pushim, pasi dolëm në fushë për të dytën më tha diçka. Më tha: ‘Festimi siuuu’. Dhe ma bëri me gisht duke buzëqeshur.

REAGIMET E BARDHEZINJVE – “Nuk kujtoj shumë asgjë nga reagimet e tyre. Të gjithë ishin të befasuar që ne shënuam. Si lojtarët e Juves, por edhe nga ekipi ynë u habitën”.

FANELLA – “Do e ruaj kujtim. Do e mbaj gjithmonë ne dhomën time”.

JUVENTUSI – “Ata kanë shumë kualitet. Janë lojtarë shumë të mirë dhe është bukur të përballesh me ta, sidomos në të tilla kushte kur ndeshja është e hapur deri në fund”.

GOLI I PARË HUNGAREZ NË TORINO – “Kam marrë mesazhe urimi pa fund, si asnjëherë më parë. I falënderoj të gjithë.

MARADONA – “Të gjithë kemi dëgjuar kemi dëgjuar për Maradonën dhe jo të gjithë kanë pasur fatin ta ndjekin karrierën e tij. Për fatin tim të keq unë kam ndjekur vetëm disa video në internet. Largohet një legjendë nga kjo jetë dhe na vjen keq të gjithëve, pasi ai ka lënë histori me klasin dhe talentin e tij.

ËNDRRA E RADHËS – “Ronaldo ishte motivimi im më i madh sepse edhe ai ka vuajtur dhe me punë ia doli. Ëndrra ime tani është të luaj në nivele të larta dhe të jem lideri i kombëtares.

NATA PAS NDESHJES – “Nuk kam fjetur fare. Ishte gëzim i madh dhe qëdrova pa gjumë. Edhe futurimin për në Hungari e kishim shpejt ndaj nuk fjeta thuajse fare”, përfundon Uzuni. /abcnews.al

Etiketa: bisedaRonaldoUzuni

Lajme të lidhura

SPORT

Media britanike “kryqëzon” Ronaldon: Portugalia po luan me 10 lojtarë dhe një statujë

14:51 : 19/06/2026
SPORT

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026
SPORT

Portugalia nis rrugëtimin në Botërorin 2026, Ronaldo vendos rekord historik

18:04 : 17/06/2026
SPORT

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2026

20:34 : 22/05/2026
SPORT

Ronaldo shpallet kampion në Arabinë Saudite

22:48 : 21/05/2026
Teknologji

Instagrami heq enkriptimin e mesazheve private nga maji i këtij viti

17:35 : 22/03/2026
Para

Udhëzimi/ Si do zhvillohet mësimi i kombinuar! Detajet e skenarit II

TË GJITHA

Vuçiç njofton se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars

14:59 : 28/06/2026

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026

100 efektivë “zbarkojnë” te Kryeministria! Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrojnë stolat metalikë

14:24 : 28/06/2026

“10 ngarkesa në javë përballoj”/ Komunikimet mes Aliut dhe Dizdarit që nxorën zbuluar grupin që “përmbyste” me kokainë Europë

14:20 : 28/06/2026

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

14:06 : 28/06/2026

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026

Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

13:47 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobet