• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi miratoi Komisionin mbi akuzat e Dick Marty/ Paloka: Akt tradhëtie

16:01 : 26/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar ashpër për vendimin e mazhorancës parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të hetojë akuzat e raportit të Dick Marty, sipas të cilit në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të luftës së UÇK-së në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, Paloka shprehet se Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhtie kombëtare!

“Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhtie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij… Është qartazi një akt tradhtie që po i kërkohet të marrë vulën e Parlamentit të Shqipërisë! Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë”, megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK-së u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhtisë.

Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës, edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qëllime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vëmendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama”, shprehet Edi Paloka.

Ai thotë se objekti i hetimit të këtij komisioni është fyerje për UÇK dhe shqiptarët.

Lexo edhe:

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

“Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhtisë. Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën, po veprimtarinë e UÇK-së në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkësh që të vërtetojë se UÇK-ja nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet… Çfarë do të thote kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK-së?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK-së?! Ky nuk është gjë tjetër vetëm një shërbim i fundit ndaj zëdhënësit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serb, një akt tradhtie kombëtare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!”, deklaroi nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Ditën e sotme, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kryedemokratit Lulzim Basha. “Basha të rrijë i qetë”, tha ai, sipas së cilit qëllimi i këtij Komisioni është mbledhja e të gjithë dokumenteve që ekzistojnë në Shqipëri në një raport të vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërisë.

Etiketa: komisioniKuvendiPaloka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Peleshi i “mbyll gojën” opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

17:17 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025
Para

Harrojeni koronavirusin/ Virologu gjerman paralajmëron ardhjen e një tjetër pandemie

TË GJITHA

Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

13:40 : 27/10/2025

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025

‘Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

13:25 : 27/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com