• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ Zëri i Amerikës: Numri i vdekjeve dhe shtrimet në spitale po rritet ndjeshëm

19:50 : 24/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një rekord i ri i viktimave nga Koronavirusi, me 19 vdekje. Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur të martën pasdite se bëhet fjalë për 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Sipas të dhënave zyrtare totali i vdekjeve deri më tani është në nivelin e 735 personave. Ditët e fundit për këtë çështje është hapur një debat i gjerë, i nxitur nga shifrat që publikoi javën e shkuar kryetari i opozitës Lulzim Basha, sipas të cilit, në spitalet COVID deri në fund të muajit tetor kishin humbur jetën të paktën 414 persona më shumë sa sa ato që ishin raportuar zyrtarisht.

Sipas autoriteteve “pasja e infeksionit COVID nuk do të thotë patjetër që vdekja ka ardhur nga sëmundja COVID”, deklaroi një ditë më parë, në emisionin “Opinion”, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila kryeson dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë “COVID 19 duhet të shënohet në çertifikatën e e shkaqeve të vdekjes, për të gjitha rastet në të cilat sëmundja (COVID 19) ka shkaktuar, ose mendohet të ketë shkaktuar ose kontribuar në humbjen e jetës”.

Autoritetet shqiptare kanë përdorur gjithnjë OBSH-në si organizatën, në bazë të rekomandimeve dhe udhëzimeve të së cilës ato kanë hartuar strategjitë dhe kanë marrë vendimet për përballimin e situatës së pandemisë. Por për këtë rast zonja Rakacolli tha se “fakti që ka përcaktime të OBSH, do të thotë që ka debate”.

Numri i vdekjeve ditët e fundit ka ardhur duke u rritur ndjeshëm. Paralelisht dhe shtrimet në spitale janë shtuar gjithashtu. Sipas të dhënave zyrtare, deri pasditen e së martës, “në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar”.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

Rastet e reja të konfirmuara mbetën po ashtu të larta, me 744 qytetarë të infektuar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, “rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll”./VOA/

Etiketa: COVID 19Zeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
Para

Koronavirusi/ Tomini: Po shkojmë drejt pikut, javët e ardhshme presim ulje të infektimeve

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com