• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi/ Italia gjen mënyrën për të ndihmuar sektorin shëndetësor

17:43 : 24/11/2020
në BOTA

Në të gjithë Italinë është planifikuar që 20 mijë shtretër hoteli t’i kushtohen pacientëve me COVID. Megjithëse objektivi është ende larg, hotelet tashmë kanë filluar të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke mbështetur një sektor në nevojë.

Sipas shoqatës së hotelierëve italianë, në një qytet si Roma ku 200 nga 1200 hotele janë rihapur, vetëm 15 janë në dispozicion për pacientët me koronavirus dhe vetëm 7 prej tyre funksionalë.

Sheratoni është një nga shembujt. Ofron 169 dhoma për të infektuarit. Në këto ambiente akomodohen pacientët asimptomatikë, por gjithashtu edhe ata që nuk janë në kushte serioze, por ende kanë nevojë për trajtim. Turistët që zbarkojnë në Itali, dhe rezultojnë pozitivë po ashtu dërgohen në hotel.

“Jemi 20 minuta larg nga qendra e Romës. Ky hotel ka një total prej 50 dhomash, rreth 10 prej tyre aktualisht janë të zëna nga pacientë me COVID, kryesisht pa simptoma dhe është një nga më të ngarkuarit deri më tani. Që nga prilli më shumë se 500 pacientë COVID kanë qëndruar këtu,” – tha Antonella De Gregorio, menaxhere e përgjithshme e “Urban Garden Hotel”.

Autoritetet rajonale ofrojnë 30 euro në natë për çdo person dhe kjo mbulon kostot e pastrimit. Shuma është gati gjysma e asaj që ata normalisht do të merrnin por menaxherja e përgjithshme e hotelit thotë se me të ardhurat që bien me 70%, nëse nuk do të kishte qenë kjo mundësi, ata do të ishin mbyllur si shumë hotele të tjerë.

Lexo edhe:

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

“Më duhej të kërkoja kredi për të vazhduar të paguaja furnitorët, por falë kësaj skeme arrita ta mbaj biznesin, të paguaj taksa, qira të lokaleve dhe fatura të shërbimeve,” – u shpreh De Gregorio.

Hera e fundit që hotelet u përdorën për të akomoduar njerëzit gjatë një emergjence ishte disa vite më parë kur Italia u godit nga tërmetet, kjo është arsyeja pse për shumë njerëz, një kërkesë e tillë, është e pashembullt.

“Është hera e parë që kemi përjetuar diçka të tillë. Në të kaluarën kemi dhënë 1, 2 ose 3 dhoma një herë në 5 ose 6 muaj duke ndihmuar për shembull për një rrjedhje gazi në një ndërtesë,” – tregoi menaxherja e hotelit.

Është ende herët të parashikohet sa do të zgjasë pandemia, dhe Antonella është mjaft e shqetësuar për të ardhmen. Ajo shpreson se fakti që biznesi i saj është përdorur për të akomoduar pacientë me COVID do të largojë klientët e ardhshëm.

Etiketa: COVID 19hoteleItalipaciente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

15:53 : 20/10/2025
Para

Konfirmohet fitorja e Joe Biden, Pensilvania certifikon rezultatin e zgjedhjeve

TË GJITHA

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

18:49 : 22/10/2025

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

18:30 : 22/10/2025

Ndjekësi e quan ‘të dështuar’, G-Bani nuk e fal! Ja si përgjigjet reperi

18:20 : 22/10/2025

Pas Luvrit, tjetër grabitje në Francë: Zhduken mijëra monedha nga muzeu Diderot

18:14 : 22/10/2025

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën

18:12 : 22/10/2025

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com