• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazi/ Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend tranziti pa përfitime

12:32 : 24/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit nxirrte në pah leverdishmërinë. Por sot kur gazsjellësi TAP ka nisur operacionet tregtare për të transportuar gaz nga Azerbajxhani drejt Europës Shqipëria duket se nuk ka hedhur shumë hapa para për të shfrytëzuar këtë mundësi. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson se nëse nuk bëhen këto hapa vendi ynë mund të mbetet vetëm një transportues. Në letra duket se punët kanë ecur mirë, por në praktikë ka vend për ndërhyrje.

“Rregullat për sektorin e gazit që ka nisur të marrë jetë po ecin mirë por ka nevojë që të shihen edhe në praktikë. Gazsjellësi Trans-Adriatik do të sjellë gaz në Europë në fund të këtij viti. Shqipëria duhet të rrisë përpjekjet e saj që të shfrytëzojë këtë mundësi për të zgjeruar tregun e gazit. Në të kundërt do të ketë thjesht rolin e një vendi tranzit”, thuhet në raportin e fundit të Sekretariatit për ecurinë e disa sektorëve në vend nga energjia tek ndryshimet klimatike.

I njëjti nënvizon se rregullat e tregut të gazit nuk janë adoptuar ende. Siç parashikohet në modelin e tregut, këto rregulla duhet të parashikojnë tregtimin dypalësh në tregjet me pakicë dhe shumicë të gazit natyror dhe të tregut të një dite më parë apo balancimit.

“Shqipëria gjithashtu nuk ka përshpejtuar zbatimin e Master Planit të Gazit gjatë periudhës së raportimit(viti 2020). Në këtë situatë, TAP mund të kufizohet në transit përmes Shqipërisë, pa mundësinë e furnizimit të Shqipërisë. Nga kontrast, rregullat e furnizimit dhe aktet nënligjore të mbrojtjes së konsumatorit janë në fuqi. Një plan i emergjencës së gazit u miratua nga Qeveria me ndihmën e Sekretariatit”, thuhet në raport.

Raporti i Sekretarit dhe nënvizimet për tregun e gazit vijnë vetëm pak ditë pas TAP njoftoi nisjen e operacioneve tregtare. Kjo do të thotë se tashmë transmetimi i gazit drejt Europës ka filluar. Paralelisht më herët qeveria analizoi në një masterplan mundësitë e gazifikimit.

Lexo edhe:

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

Në atë kohë ministria përgjegjëse njoftoi se ishin disa projekte që konsideroheshin si prioritare.

Ato përfshijnë: i) tubacionin nga TAP, afër Fierit, deri në Termocentralin e Vlorës, ii) tubacionin nga TAP në Fier dhe Ballsh, dhe iii) tubacionin nga Tirana në Durrës. Këto projekte janë zhvilluar në nivelin e Studimit të Parafizibilitetit dhe Qëndrimit ndaj Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe mund të zbatohen në periudhën 2018-2020.

Masterplani i Gazit gjithashtu shqyrtoi kërkesën dhe ofertën për gazifikimin e mundshëm të të gjithë qyteteve të mëdha dhe konsumatorëve të mëdhenj industrialë, duke përfshirë impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror dhe perspektivën e magazinimit të gazit pranë Dumresë në periudhën 2020 deri 2040./Monitor

Etiketa: gazShqiperiatap

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025
AKTUALITET

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

16:25 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

13:02 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

08:17 : 14/07/2025
Para

SPAK kërkon futjen në “Bis 41” të 3 të dënuarve

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com