‘Ma operuan shokun e dhomës para syve’/ I mbjetuari nga koronavirusi rrëfen tmerrin që pa

“Njëfarë Maria Trapani më telefonoi, ajo kishte gjetur numrin, nuk e di se ku. Ajo më pyeti nëse isha personi që kisha qenë pranë babait të saj.“ Dy fatet e kryqëzuara. “Ajo nuk e ka parë atë që kur u mor nga shtëpia.

Donte të dinte si kanë qenë ditët e tij të fundit, nëse kishte vuajtur, nëse ishin kujdesur mirë për të. Kam qarë me celularin në dorë. Nuk mund të ndalesha, i rijetova ato net.”

Kjo është historia e Stefano Carli-it, 64 vjeç, i mbijetuar nga koronavirusi. Kanë mbetur ende gjurmë të asaj që kaloi pas lëkurës së një njeriu të qeshur, plot jetë, i cili ka qenë gjithmonë një sportist i shkëlqyeshëm, një ish-menaxher.

Ndërsa priste të shtrohej në pavion, ai kaloi më shumë se një javë në urgjencën e Garbagnate rrethuar me pacientë, me rreshtat e barelave të rregulluara përgjatë korridoreve, në dhoma, në çdo hapësirë në dispozicion dhe mes bombolave të oksigjenit dhe zhurmave të sirenave.

Babai i Marias quhej Mariano. Stefano kaloi shtatë ditë e shtatë net pranë tij. Një i huaj papritmas u bë i njohur. “Mariano ishte 74 vjeç, pak më i madh se unë. Shikoja maskën në fytyrën e tij me zhurmën shurdhuese të oksigjenit që na ndalonte të dëgjonim ndonjë fjalë. Të gjithë shpresën që kishim në trupat tona u përpoqëm të kalonim me një gjysmë buzëqeshje.”, thotë Stefano për Corriere della Serra.

LEXO EDHE  Kinezët ndryshojnë sërish version/ Koronavirusi erdhi nga një vend kufitar me Shqipërinë

“Rreth tyre, atje në dhomën e urgjencës, vdiqën dy persona, një grua që kishte vetëm një maskë, pa patologji të mëparshme dhe një burrë në intubim i cili vdiq papritur. Sapo Mariano kërkonte ndihmë me ngulm, ai pati një krizë të rëndë frymëmarrjeje, një pneumotoraks. Unë thirra infermieren, duke goditur krahun fort në shufrën e metalit, katër mjekë vrapuan dhe ary, në një barelë, pranë meje, e operuan atë, i vunë drenin dhe mushkëria e tij u zgjerua përsëri.”, shton ai.

Teksa fliste me të, Maria u ngushëllua duke menduar se i ati të paktën nuk vdiq i vetëm, pati dikë afër që në këtë rast ishte Stefano.

Për Stefanon, gjithçka nisi në mes të tetorit, me ethe dhe pak kollë. Më datë 17 arriti rezultati i tamponit, pozitiv.

Pneumonia ishte në një fazë të avancuar, por ai nuk e kuptonte. “Unë jam shumë sportiv, edhe me oksigjen të ulët ecja dhe flisja.”, tregon Stefano.

Në orën 20:30 të 24 tetorit ai arriti i vetëm me makinë në spital, afër dhomës së urgjencës.

“Ishte si të ishe në një spital lufte. Aty takova Marianon. Së bashku pamë që pacientët vdisnin, dëgjuam britma zemërthyese, shikonim stafin që dilnin për të na ndihmuar. Pas një jave ai u dërgua me urgjencë në repart. Kur mbërrita, ai nuk ishte më.”, përfunon ai. / Corriere della Sera