• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e vrasin koronavirusin shpëlarësit e gojës? Ja çfarë thotë studimi

20:29 : 22/11/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në një laborator.

Raporti i Universitetit të Kardifit, tha se rezultatet paraprake tregojnë së shpëlarja e gojës me një përmbajtje që ka të paktën 0.07 për qind klorid cetipiridinium (CPC) tregoi ”sinjale premtuese” të aftësisë për të luftuar virusin.

Shkencëtarët tani duhet të shqyrtojnë nëse shpëlarjet e gojës, kanë potencialin për të funksionuar tek njerëzit, me një provë të re klinike që synon të shohë nëse gargara pa ndonjë recetë ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti.

Testi i fundit u krye nga shkencëtarët në laboratorin e Universitetit të Kardifit, dhe imitoi kushtet e kalimit të hundës/orofaringut të një personi, duke përdorur markat e ndryshme të larjes së gojës, përfshirë “Dentyl”.

Faza tjetër e hulumtimit, një test klinik 12-javor, do të shqyrtojë se sa efektive është larja e gojës në zvogëlimin e ngarkesës virale në pështymën e pacientëve Covid-19, gjë që do të jetë thelbësore në hulumtim.

Lexo edhe:

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

Studimi do të zhvillohet në Spitalin Universitar të Kardifit në Uells, dhe rezultatet e tij do të publikohen në pjesën e parë të vitit 2021. “Dentyl”, është marka e vetme për larjen e gojës në Britani që merr pjesë në provat klinike, dhe drejtohet nga profesor Dejvid Tomas nga Universiteti i Kardifit.

Edhe pse studimi shihet si domethënës, duhet të kryhen shumë më shumë kërkime për të kuptuar nëse larja e gojës ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti. Ekspertët thonë se të kuptuarit e saktë se si shpelarja e gojës do të ndikonte në transmetimin viral midis pacientëve, do të kërkonte gjithashtu një lloj tjetër studimi në një shkallë shumë më të madhe.

Profesor Tomas thotë:”Ndërsa këto shpërlarës të gojës e zhdukin në mënyrë shumë efektive virusin në laborator, ne duhet të shohim nëse ato funksionojnë tek pacientët, dhe ky është fokusi ynë kryesor në studimin tonë klinik”.

Ai shtoi: “Është e rëndësishme të theksohet se studimi nuk do të na japë ndonjë provë të drejtpërdrejtë mbi transmetimin viral midis pacientëve, gjë që do të kërkonte një lloj studimi tjetër në një shkallë shumë më të gjerë”.

Studimi klinik i vazhdueshëm, do të tregojë se sa zgjasin efektet, pas një shpëlarje të vetme të gojës tek pacientët me Covid-19. Dr.Nik Klejdon, periodontolog, thotë se ai beson që ky studim është shumë i vlefshëm.

“Nëse këto rezultate pozitive pasqyrohen në provën klinike të Universitetit të Cardiffit, gargarë me bazë CPC, të tilla si Dentyl, të përdorura në studimin in-vitro, mund të bëhen një shtesë e rëndësishme për rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave, si tani ashtu edhe në të ardhmen”-thotë ai.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se shpëlarja e fytit me solucionet përkatëse dentare,ndihmon në ndonjë lloj mënyre në mbrojtjen kundër koronavirusit.

Etiketa: solucionetstudimi

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

20:12 : 06/08/2025
SHENDETI

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

22:04 : 07/07/2025
AKTUALITET

Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve

19:58 : 11/06/2025
BOTA

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

22:37 : 17/04/2025
AKTUALITET

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

08:00 : 17/03/2025
SHENDETI

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

19:22 : 16/03/2025
Para

Rrëfimi tmerrues: Si u vranë në gjumë anëtarët e familjes Morina më 1999

TË GJITHA

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

14:33 : 15/08/2025

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

14:21 : 15/08/2025

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

14:10 : 15/08/2025

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

13:36 : 15/08/2025

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com