• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fact-checkingu i incineratorit

17:30 : 19/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Lulezim Basha ka akuzuar publikisht qeverinë se do t’i japë 430 milionë euro koncesionit të incineratorit në Tiranë. Kjo akuzë iu nënshtrua një fact checking-u në emisionin investigativ Top Story.

Sipas investigimit, kjo akuzë është një mashtrim i madh. Në dokumentar ilustrohej me tabelë se në Tirane depozitohen 800 tonë mbetje në ditë. Për çdo ton, koncesionari përfiton 29 euro të ardhura.

Kjo, ilustrohej në investigim, do të thotë se në një vit koncesioni do të ketë rreth 8.4 milionë euro të ardhura, ndërsa për të gjithë periudhën 30 vjeçare, të ardhurat totale që përfiton kompania koncesionare do të jenë 254 milionë euro.

Nga këto të ardhura investigimi, ka zbritur 125 milionë euro kosto për ndërtimin e incineratorit dhe 90 milionë euro të tjera shpenzime administrative dhe mirëmbajtje, duke dalë në përfundimin se fitimi i kompanisë koncesionare do të jetë rreth 30-50 milionë euro për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit. Përmes këtyre llogarive, dokumentari investigativ rrëzonte kështu akuzat e Lulzim Bashës se incineratori do të marrë 430 milionë euro.

Lexo edhe:

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

Në fakt, kjo llogari është e cunguar dhe ka pasaktësi.

Pasaktësia e parë shumë e madhe, qëndron në faktin se janë llogaritur si të ardhura totale për koncesionarin vetëm të ardhurat që ai përfiton nga tarifa 29 euro për çdo ton mbetje që depozitohet në Sharrë. Por pyetja që shtrohet natyrshëm është cfarë bën një incinerator dhe për çfarë shërben investimi 128 milione euro për ndërtimin e tij?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Incineratori djeg mbetjet dhe prej tyre prodhon energji.

Kjo energji shitet duke sjellë të tjera të ardhura. Sipas studimit të fizibilitetit, të përpiluar nga vetë kompania koncesionare, në të gjithë jetëgjatësinë e kontratës, incineratori do të prodhojë 19 milionë MË energji elektrike.

Nga shitja e kësaj energjie, kompania do të arkëtoje 133 milionë euro të ardhura. Pra 254 milionë euro nga tarifa e depozitimit të mbetjeve plus 133 milionë euro të tjera bëjnë 387 milionë euro të ardhura për koncesionarin.
Pasaktesia e dytë është supozimi se sasia e mbetjeve që depozitohen në Sharrë do të qëndroje e njejtë për 30 vitet e ardhshme, pra 800 tonë në ditë. Por Tirana rritet dhe po kështu edhe sasia e mbetjeve.

Në fakt, kur u dha kontrata koncesionare, vetëm dy vjet më parë, sasia e mbetjeve ditore në Tiranë ishte sipas vetë studimit të fizibilitetit të kompanisë, 700 tonë në ditë. Sot në vetëm dy vjet shifra ka kërcyer në 800 tonë në ditë ose rreth 14 për qind me shumë. Në 30 vjet sasia do të rritet edhe shumë më tepër dhe me një formulë pak komplekse në exel, gjen se kjo rritje do të gjeneroje dhjetra milionë euro të tjera të ardhura mbi nivelin 254 milionë euro që llogarit investigimi.

Pasaktësia e tretë lidhet me të ardhurat nga depozitimi i dherave të ndertimit. Sot cdo ton dhe i gërrmuar në Tiranë, depozitohet me detyrim në Sharrë. Për këtë ndërtuesit paguajnë 480 lekë për ton. Ky është një biznes shumë i madh, i cili sjell miliona euro shtesë për koncesionarin.

Së fundmi, në llogaritje është harruar edhe një burim shumë i rëndësishëm të ardhurash. Shitja e skrapit. Sipas vetë llogarive që kompania koncesionare ka bërë në studimin e fizibilitetit për 30 vjet ajo do të perfitoje 78 milionë euro nga shitja e skrapit.

Nëse shton të gjithë këto flukse të ardhurash, atëherë del se të ardhurat totale që do të përfitojë kompania koncesionare nuk janë 254 milionë euro, por të paktën 2 herë më shumë. Dhe kjo llogari nuk mban parasysh indeksimin e mundshëm nga inflacioni, të drejtë që kompanisë i është dhënë në kontratën koncesionare dhe që sipas KLSH-së mund të sjellë 80 milionë euro të tjera shtesë.

Incineratori është një biznes shumë i madh. Shumë më i madh se 254 milionë euro dhe madje edhe më i madh edhe se sa thotë zoti Basha. Kjo është arsyeja se pse politika dhe media po përleshen për të shtënë në dorë sa më shume nga biznesi i plehrave.

Etiketa: inceneratorplehratomori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

19:43 : 07/07/2025
AKTUALITET

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

20:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

“Të vdekurit pranë plehrave”/ Xama: Inceneratori fantazmë shkakton kaos në Landfillin e Sharrës

17:42 : 24/06/2025
AKTUALITET

Miliona euro për pastrimin dhe impiantin të shkuara dëm, plehrat pushtojnë grykëderdhjen e Shkumbinit!

21:25 : 12/06/2025
Para

Gjendet i pajetë në shtëpi aritisti i famshëm! Emri (Foto)

TË GJITHA

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

10:07 : 12/07/2025

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

09:55 : 12/07/2025

A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt?

09:50 : 12/07/2025

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

09:33 : 12/07/2025

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com