• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amendimi në Buxhetin e 2021, kërkohen 3 mln euro shtesë për inceneratorët

14:55 : 19/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në një amendament të dorëzuar 24 orë përpara miratimit të buxhetit, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar një fond shtesë që do të shkojë për projektin e inceneratorit të Tiranës. Sipas relacionit, kërkohet një fond shtesë 500 milionë lekësh për programin e “Menaxhimit të mbetjeve urbane”.

Nga kjo shumë, 382 milionë lekësh (3 milionë euro), do të shkojë për pagesën e detyrimeve të prapambetura që qeveria (në pjesën takuese të saj) ka krijuar ndaj inceneratorit për periudhën 2019-2020. Në relacion theksohet edhe se fondet që janë parashikuar për këtë projekt për Bashkinë Tiranë prej 100 milionë lekësh e vendosin Bashkinë e Tiranës në pamundësi për përmbushjen e detyrimeve kontraktore për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Këto fonde të kërkuara shtesë parashikohet të mbulohen nga rritja e të ardhurave të TVSH-së në të njëjtën masë.

Në kërkesën e deputetes thuhet:

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, paraqes për shqyrtim në seancë plenare dy amendamente në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”, me përmbajtje si më poshtë:

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

“Në tabelën 1 të projektligjit, sipas referencës në nenin 11 të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, të bëhet një ndryshim, si më poshtë:“ Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë shtohen shpenzimet korrente me 500 milionë lekën ë programin “Menaxhimi i mbetjeve urbane”.

Rritja e totalit të shpenzimeve me 500 milionë lekë do të mbulohet nga rritja e të ardhurave tatimore nga TVSH metë njëjtën vlerë.”

Në relacionin shoqërues shpjegohet dhe arsyeja se pse kërkohet kjo shtesë:

“Kontrata për projektin “Për ndërtimin e Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” financohet nga Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Tiranë, bazuar në planin e përbashkët të angazhimit financiar për sasinë minimale të mbetjeve të trajtuara në Landfillin e Sharrës. Detyrimet kontraktore të Këshillit të Ministrave, sipas planit të angazhimit, për 3 vitet e ardhshme, janë në vlerat si më poshtë:

Planifikimi për vitet 2019 dhe 2020, i pjesës takuese të Qeverisë, ka rezultuar me mungesa fondesh duke krijuar një detyrim të prapambetur prej 382475 000 lekësh.

Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021” janë planifikuar vetëm 100000 000 lekë për vitin 2021, për këtë projekt. Ky parashikim e vendos Bashkinë e Tiranës në pamundësi për përmbushjen e detyrimeve kontraktore për menaxhimin e mbetjeve urbane”, përfundon relacioni.

Link i relacionit: http://parlament.al/Files/ProjektLigje/2020111520214320201115201640amendament%20buxheti%202021.pdf

Në faqen e Kuvendit nuk ka informacion nëse kjo kërkesë është miratuar.

Në fillim të këtij viti, Bashkia Tiranë rriti me 15-64% tarifat e pastrimit për bizneset dhe familjet. Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohej nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit te mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018 , në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga Bashkitë e qarkut të Tiranës.

Gjithashtu një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi. Për sa më sipër është vlerësuar e nevojshme rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove të cilat janë në rritje çdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH.

Këto pagesa, sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) për parashikimin në tavanet buxhetore, janë të detajuara në shumën 130.9 milionë euro mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.8 milionë euro pa TVSH nga buxheti i bashkive në përbërje të Qarkut të Tiranës, për të gjithë kohëzgjatjen 30-vjeçare, sipas raportit. Në kontratë parashikohet minimum i garantimit ditor si dhe neni që çmimi indeksohet me inflacion të cilave u është bashkangjitur propozimi financiar, sipas një raporti të mëparshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë kontratë./ O.Liperi–Monitor/

Etiketa: buxhetiinceneratorKuvendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
RAJONI

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
Para

"Plas" te Kukësi, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

TË GJITHA

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com