• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për Gjendjen Civile/ Presidenca-Rilindjes: Mos guxoni të prekni votat përmes manovrave të fëlliqura

14:07 : 18/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me debatet e zhvilluara në Komisionin e Ligjeve, mes përfaqësuesve të Kreut të Shtetit dhe deputetëve të Rilindjes, lidhur me ligjin për “Gjendjen Civile”.

Sipas Presidentit, ky ligj synon që të deformojë listat e zgjedhësve dhe të shtrembërojë votën e qytetarëve, ndërkohë që Blushi u bën thirrje deputetëve që të reflektojnë pasi të vendosin për rivotimin e ligjit në Kuvend.

“Garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se, pavarësisht manovrave të fëlliqura politike, askush nuk do mundet dot të prekë votën e lirë në referendumin e 25 prillit 2021 dhe se kushdo, i cili do marrë guximin të ndërmarrë një marrëzi të tillë, do marrë një përgjigje të menjëhershme dhe më shembullore të mundshme, që as në ëndrrën e tij më të keqe, nuk e ka parë”, thuhet mes të tjerave në reagimin e Presidencës.

Postimi i plotë i Blushit:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka shqyrtuar sot Dekretin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, nr.11812, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 130/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, ‘Për gjendjen civile’, të ndryshuar””.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Komisioni i Ligjeve ka kohë, që shfaq shenja të humbjes së qetësisë dhe durimit, ndërsa sot nën presionin politik, humbi dhe grimcat e fundit të etikës dhe profesionalizmit, që duhet të tregojë, kur me votat e tij cakton ligjet e këtij vendi.

U duk qartë që Komisioni i Ligjeve nuk donte të humbiste asnjë minutë kohë për të përmbushur qëllimin politik të Rilindjes për deformimin e listave të zgjedhësve dhe shtrembërimin e votës së lirë.

Ligji, që Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit, të cilët nuk deklarojnë banesën, por synon të krijojë hapësirë për deformimin në çdo kohë të listave të zgjedhësve dhe shpërndarjes së mandateve në çdo Qark.

Presidenti Meta, përmes Dekretit të Tij, i rekomandoi Kuvendit të falte të gjitha gjobat e gjeneruara nga mosdeklarimi në kohë i vendbanimit të ndryshuar, duke ruajtur njëkohësisht qëndrueshmërinë e ligjit dhe detyrimin e qytetarëve për të deklaruar çdo ndryshim në kohë.

Por ky rekomandim, i njëjtë me zgjidhje të ngjashme që vetë Qeveria dhe Kuvendi kanë ndërmarrë në fusha të tjera, u hodh poshtë, dhe Komisioni për Çështjet Ligjore nxitoi aq shumë, sa u hoqi të drejtën e fjalës përfaqësuesve të Presidentit të Republikës në dhënien e argumenteve ligjore të kërkuara dhe të vëna në dyshim nga relatorja e ligjit, deputetja Vasilika Hysi.

Ky është qëndrim vijues i Kuvendit njëpartiak, veçanërisht pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve në Kushtetutë në 30 korrik dhe Kodin Zgjedhor në 5 tetor.

Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit njëpartiak të reflektojnë në seancë plenare dhe të mos pranojnë cenimin e së drejtës së votës të qytetarëve, por të miratojnë Dekretin.

I ftojmë edhe njëherë deputetët e Kuvendit njëpartiak, të cilët mund të mos jenë njohur me Dekretin e Presidentit, të lexojnë me shumë kujdes arsyet legjitime që ka ngritur Presidenti i Republikës për kthimin e ligjit.

Garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se, pavarësisht manovrave të fëlliqura politike, askush nuk do mundet dot të prekë votën e lirë në referendumin e 25 prillit 2021 dhe se kushdo, i cili do marrë guximin të ndërmarrë një marrëzi të tillë, do marrë një përgjigje të menjëhershme dhe më shembullore të mundshme, që as në ëndrrën e tij më të keqe, nuk e ka parë.

Etiketa: gjendja civileMetaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Debati te Ligjet për "Gjendjen Civile"/ Rilindja i heq fjalën këshilltarit të Metës

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com