• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK e detyroi të frekuentonte “shkollën”, KPA konfirmon në detyrë Prokurorin Elvin Gokaj

13:27 : 18/11/2020
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Elvin Gokaj, i cili pas 20 vitesh u detyrua të frekuentonte magjistraturën.

Elvin Gokaj ishte rasti i parë në Vetting që u detyrua të kthehet në “shkollë” për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës pasi kishte mungesë të theksuar profesionalizmi.

Ai u konfirmua dhe u pezullua nga KPK për 1 vit si prokuror dhe tashmë pasi u detyrua që pas 20 vitesh punë t’i rikthehet edhe njëherë Shkollës së Magjistraturës do të vijojë detyrën e tij si prokuror.

Përballja në KPA, Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin

Komisioneri Publik, Darjel Sina, në seancën e 11 nëntorit, u qëndroi të gjitha shkaqeve të ngritura në ankimin kundër vendimit të Komisionit për pezullimin nga detyra të prokurorit Elvin Gokaj dhe kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa ky i fundit i cilësoi konkluzionet e Sinës të pabazuara dhe kërkoi konfirmimin dhe rifillimin e detyrës, pas kryerjes së trajnimit një-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Në këtë seancë, Gokaj paraqiti qëndrimin e tij për analizën e dytë financiare të kryer nga Komisioneri Publik lidhur me mundësinë e bashkëshortes së subjektit për të investuar në disa llogari dyemërore me vjehrrën dhe nënën e saj.

Gokaj këmbënguli se nuk qëndronte pretendimi dhe analiza financiare e Komisionerit për këto llogari dyemërore. Ai pretendoi se bashkëshortja e tij nuk ishte në cilësinë e bashkëpronares në këto llogari dyemërore, por thjesht si përfaqësuese për kryerjen e veprimeve administrative për llogari të familjarëve të tyre.

“U njohëm me analizën e Komisionerit Publik për llogaritë dyemërore, i cili në fakt nxjerr rezultate të ndryshme. Është i pambështetur konkluzioni se llogaritë janë të përbashkëta, pasi kemi vërtetuar se u përkasin personave të tretë,” pohoi Gokaj.

Ai solli si argument faktin se si burim i vlerave të depozitave dyemërore ishin shënuar të ardhurat nga emigracioni. “Deklarimi i të ardhurave të vlerave të depozituara nga emigracioni, përjashton mundësinë që të ishin depozituar të ardhurat e mia dhe të bashkëshortes, pasi nuk kemi asnjë të ardhur nga emigracioni,” shtoi prokurori.

Ai paraqiti si argument për të vërtetuar pretendimin e tij edhe përcaktimin në kontratën bankare të lidhëzës “ose”. Sipas tij, vendosja e kësaj lidhëse në kontratë u ishte sygjeruar nga banka për t’i dhënë mundësinë bashkëshortes së tij të kryente veprime për llogari të nënës.

Prokurori Gokaj tha se me veprimet e kryera në llogaritë dyemërore, bashkëshortja kishte ndihmuar nënën e tij dhe të sajën. “Këto llogari i kemi deklaruar në rubrikën e të dhënave konfidenciale për të pasqyruar veprimet, por nuk kemi pasur detyrimin t’i deklaronim,” tha Gokaj dhe kërkoi që kjo situatë të vlerësohej me objektivitet nga KPA.

Komisioneri Publik, Dariel Sina tha se provat dhe pretendimet e paraqitura nga Gokaj, nuk kishin arritur të provonin të kundërtën e asnjë prej shkaqeve të ngritura prej tij në ankim.

Lidhur me llogaritë dyemërore, Sina solli në vëmendje se sipas kontratës, bashkëshortja e prokurorit Gokaj rezultonte në cilësinë e titullares dhe se ajo kishte përfituar interesa. Ai shtoi se nga dokumentacionet e administruara rezulton se bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit kishte disponuar llogari dyemërore me nënën dhe vjehrrën e saj, si dhe kishte kryer tërheqje dhe dopozitime. “Përderisa nuk vërtetohet e kundërta, është bashkëpronare në këto depozita dyemërore”, theksoi Komisioneri Sina.

Ai shtoi se Gokaj dhe bashkëshortja e tij rezultonin në pamundësi financiare për të investuar gjysmën e vlerave të depozitave, pasi rezultonin me balancë negative në vlerën totale – 2 milionë e 355 mijë lekë.

“Nuk mbulojnë me burime financiare të ligjshme pjesën takuese në llogaritë dyemërore dhe kanë kryer deklarim të pamjaftueshëm”, konstatoi Komisioneri Sina.

Relatorja Albana Shtylla evidentoi se në konkluzionet e Komisionerit gjendeshin dy vlera të ndryshme për balancën negative lidhur me llogaritë dyemërore dhe i kërkoi të saktësonte si cilës i qëndronte. Sina u shpreh se vlera e balancës negative sipas tij ishte – 2 milionë e 355 mijë lekë.

Sina i qëndroi konstatimit fillestar se prokurori Gokaj nuk kishte pasur mundësi për shlyerjen e këstit të parë të një apartamenti të blerë në vitin 2009, pasi rezultonte në pamundësi financiare në vlerën -838 mijë lekë. Ai shtoi se Gokaj nuk ka deklaruar saktë burimin e vlerës 20 mijë euro që ka shërbyer për pagesën e këstit të parë, si edhe për këstin e dytë.

Edhe lidhur me këtë pasuri, Komisioneri Publik Dariel Sina konkludoi se Gokaj kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra për kriterin e pasurisë.

Etiketa: gokajkpakpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025
Para

Marrëveshjet hidrokarbure dhe PPP fshehin taksat dhe lidhjet politike në parajsa fiskale

TË GJITHA

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com