• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeverisë i del nga kontrolli inceneratori i Tiranës/ Zoto kërkon mbetjet e rrezikshme!

13:51 : 17/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Inceneratori i përpunimit të mbetjeve të Tiranës, i kallëzuar nga Partia Demokratike si sipërmarrje mega-korruptive, duket se po u del jashtë kontrollit zyrtarëve të përfshirë në këtë projekt të dyshimtë.

Kompania “Integrated Energy BV” po synon që të shtrijë aktivitetin e saj në përpunimin e mbetjeve të rrezikshme. Ky qëllim duket se ka trembur, më së pari autoritetet shtetërore.

Këta të fundit, me shumë mundësi, nuk e kanë parashikuar se oreksi i kompanisë private do të tejkalonte pritshmëritë e tyre.

Zyrtarët e autoriteteve mjedisore duken se gjenden përballë një dileme shumë të rëndësishme. Nga njëra anë është kërkesa e kompanisë së Klodian Zotos, e mbështetur fuqishëm nga qeveria shqiptare, për të ndërtuar një landfill për mbetje të rrezikshme joaktive.

Nga ana tjetër, është shqetësimi se miratimi i një leje të tillë mund të ketë kosto të pallogaritshme në jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Lexo edhe:

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Çfarë ka ndodhur?

Disa muaj më parë, “Integrated Energy” e Klodian Zotos, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Giuseppe Ciafaglione, i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për lëshimin e Deklaratës Mjedisore, për projektin “Landfill i mbetjeve të rrezikshme joaktive”.

Deklarata Mjedisore është një dokument, në të cilin autoritetet shtetërore përcaktojnë paraprakisht detyrat që duhet të përmbushë kërkuesi, para se të pajiset me Leje Mjedisore.

Në një dokument të siguruar nga “Syri TV”, rezulton se Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka refuzuar lëshimin e Deklaratës Mjedisore.

Kjo do të thotë se kompania “Integrated…” e Klodian Zotos nuk përmbushte kriteret për të kërkuar një akt të tillë.

Detajet sqarohen në dokumentin “Refuzim Deklarate Mjedisore, me numër protokolli 1111, datë 4 shkurt 2020 që është nënshkruar nga drejtuesi i Agjencisë së Mjedisit, Edison Konomi dhe Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

Sipas dokumentit “Refuzim….”, autoritetet mjedisore konstatojnë se kontrata koncensionare nuk parashikon ngritjen e një landfilli për mbetjet e rrezikshme.

Po ashtu, në kërkesën e paraqitur nga kompania e Klodian Zotos nuk ka dhënë specifikat e impiantit të mbetjeve të rrezikshme, llojin e kapacitetin e tij.

Por teksa Ministria e Mjedisit ka refuzuar lejen për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, Klodian Zoto nuk është ndalur në çuarjen deri në fund të projektit të tij.

Në dokumentarin propagandistik të transmetuar nga Top Channel, përfaqësuesi i kompanisë “Integrated Energy”, Elton Bualli, tregon se gropa për trajtimin e mbetjeve është bërë.

Po ashtu, koncensionari i inceneratorit nuk ka specifikuar mënyrën e ndarjes së mbetjeve, sasitë e parashikuara, si edhe depozitimin e kapsulimin e tyre në landfill.

Praktikisht, “Integrated Energy BV” rezulton se nuk plotëson asnjë kriter për ndërtimin e landfillit të mbetjeve të rrezikshme.

E, megjithatë, kompania e Zotos këmbëngul për të siguruar Lejen Mjedisore për landfillin e mbetjeve të rrezikshme.

Në një padi, të regjistruar në Gjykatën Administrative të Tiranës në shtator 2020, kompania koncensionare kërkon “Deklarimin e paligjshëm dhe shfuqizimin tërësor të aktit administrativ ‘Refuzim Deklaratë Mjedisore’ për zhvillimin e projektit “Ndërtimi i landfillit të mbetjeve të rrezikshme jo radioaktive”.

Çështja është në fazën paraprake të shqyrtimit në gjykatë./Syri tv/

Etiketa: inceneratorTiranezoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
AKTUALITET

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

15:21 : 14/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, 25 në pranga 13 në kërkim, çfarë u sekuestrua

14:12 : 14/11/2025
Para

Kapet duke transportuar 12 refugjatë me "Porsche", në pranga i riu

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com