• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organizata e partisë apo Komiteti i Ekspertëve

18:46 : 17/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Sot u paralajmëruan 3 masa të reja në kuadrin e atyre që Qeveria paraqet si propozime ekspertësh lidhur me pandeminë e Covid-19.

Masa e parë që Komiteti i Ekspertëve ishte ajo e ndalimit të grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.

Pavarësisht se e kanë renditur si masën e parë, zbatimi i saj duket më tepër si një përpjekje për t´i dhënë të drejtën policisë të ndalojë qëndrimin e qytetarëve në lokale, se sa realisht si një masë e zbatueshme.

Pse?

Lexo edhe:

Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

Mjaftojnë dy apo tre shembuj. Së pari sot në Shqipëri, në rastin më të mirë, në klasat e shkollave ke 15 nxënës, shifër kjo më e lartë se ajo që ka përcaktuar Komiteti. Por shkollat nuk do të mbyllen, atëherë si do të veprohet?

Së dyti, në biznese të kategorive të ndryshme, ku më tepër mund të përfshihen ato fasone, ka shumë më tepër se 10 persona në një ambient, pavarësisht sipërfaqes që mund të ketë. Nëse kjo pikë do të zbatohet, atëherë ose do të ketë penalitete ndaj punonjësve, ose duhet të mbyllen. Dhe këtu a përfshihen edhe Qendrat Tregtare të Samir Manes, që janë ambiente të mbyllura?

Së treti, institucionet shtetërore, që janë kthyer në vatra ndër më kryesoret të përhapjes së Covid, kanë shumë më tepër punonjës sesa numri i përcaktuar nga Komiteti.

Po sot Komiteti ka propozuar ndalimin e mbledhjeve partiake apo tubimeve, në kuadrin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Dhe duket se qëllimi i masave të propozuara sot ka qenë pikërisht kjo pikë, e cila me shumë gjasa, të paktën në aspektin e mbledhjeve partiake nuk do të zbatohet.

Kjo për faktin se një Komitet, pavarësisht ekspertëve që ka në përbërje, nuk mund të ndalojë me një deklaratë jetën politike të një vendi. Duket se ky propozim mund të përdoret si një gjysëm komardare për të justifikuar në dy apo më shumë javët në vijim dështimin mbi menaxhimin e pandemisë.

Dhe kur thuhet për dështim nuk kanë lidhje bluzat e bardha, që prej muajsh ndodhen në atë që Kryeministri e konsideron si vijën e zjarrit në luftën me armikun e padukshëm, edhe pse sot më vështirë është bërë të gjesh qytetarin që nuk është infektuar sesa armikun.

Sot Komiteti, të cilin vetë Rama e ka marrë në mbrojtje disa herë nga akuza, ndoshta edhe të padrejta në momente të caktuara, veproi jo si Teknik, por si një organizatë partiake.

Dhe nëse kjo pikë do të zbatohet atëherë i bie që së pari edhe Parlamenti, qoftë edhe në gjendjen që ndodhet sot, të mos mblidhet, dhe të rikthehet qeverisja përmes rrjeteve sociale me vendime që nisin e zbatohen se do i njoftojë “Gjenerali-epidemiolog i luftës”, i cili më pas si zemërgjerë që është do të anulojë ca fletë gjobash që do vendosen rrugëve.

Në pikën e 3-të, Komiteti propozon të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë. Në fakt ceremonitë qofshin martesore, festa apo edhe mortore, prej muajsh nuk lejohen dhe për këtë mjafton të lexosh komunikatat e përditshme të policisë që gjobit administratorë dhe pronarë lokalesh.

Të tre masat që sot u prezantuan, bashkë me ato të vëna më parë për mbyllje nga ora 22:00-06:00, dhe mbajtjen me detyrim të maskave në rrugë, nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Çdo ditë raportohen më shumë raste të reja, ka një rritje të numrit të personave që humbasin jetën dhe shifrat e të shëruarve janë më pak se gjysma e të infektuarve të rinj.

Pyetja që mund t´i shtrohet sot jo vetëm Komitetit por edhe çdo strukture qeveritare, është: sa e respektojnë karantinën personat e infektuar që trajtohen në banesat e tyre? Jeni në gjendje të gjeni një skemë për të mbajtur nën kontroll 10 apo 12 mijë persona aktivë me Covid, që i gjen në kafe dhe restorante, në rrugë apo në qendra pune, madje edhe shtetërore?

Dhe nëse në këtë vend nuk ka një ndërgjegje qytetare, a keni menduar një skemë B, për ti vënë nën kontroll? Ndoshta Kryeministri ka të drejtë kur thotë se rritja e testimeve nuk është zgjidhje për të kontrolluar pandeminë, por a ka menduar një zgjidhje më të mirë?

Pandemia kërkonte një menaxhim të fortë, që vjen me vendime të forta, qofshin edhe politike, që nesër mund të kenë një kosto, por që në fund të fundit këto vendime dallojnë ato që quhen “burra shteti” nga ata që fshihen pas Komiteteve, qofshin edhe teknike.

Deri më sot Rama ka marrë dy vendime: izolimin e plotë në mars-prill-maj-qershor, duke nxjerrë në rrugë tanked he ushtarë, dhe së dyti ndalimin e jetës politike në vend. Të tjerat janë zbukurime, njëlloj si ato projektet 3D me porte, aeroporte dhe rrugë.

Etiketa: komitetipartiavendime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak

15:05 : 18/06/2025
BOTA

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025
AKTUALITET

“Sistemi doli lakuriq ”/ Lapaj: PS mori 10 mandate qyl, ne forca e tretë politike në vend

21:56 : 30/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës, ja provat

20:07 : 28/05/2025
AKTUALITET

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

17:50 : 18/05/2025
AKTUALITET

Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë në 2024-n për 134 raste

13:32 : 17/04/2025
Para

Inter nis ofensivën për Haaland, për norvegjezin gati të sakrifikohen 2 lojtarë

TË GJITHA

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com