• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jeta pas pandemisë, a do të jetë përdorimi i maskës pjesë e normalitetit të ri?

19:16 : 17/11/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Përdorimi i maskës për të parandaluar përhapjen e Covid-19 është normaliteti i ri për shumë qytetarë në mbarë botën.

Por a është ky një zakon që mund të vazhdojë edhe pas pandemisë?

“Pres që disi të bëhet një efekt që mund të zgjasë si puna e një vesi, përdorimi i maskës kur del nga shtëpia. Por, ndoshta me zbehjen e pandemisë, do të zhduken edhe këto zakone”, thotë Dr. Barun Mathema, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

Pandemitë në të kaluarën kanë ndryshuar edhe prirjet e shoqërisë.

“Në të ardhmen, kryesisht gjatë sezonit të gripit, njerëzit nuk do të shtrëngojnë duart dhe do të përshëndeten nga larg. Mendoj se do të ketë një ndryshim kulturor me shtrëngimin e duarve. Në përgjithësi, amerikanët mund të bëhen më pak sentimentalë kur të takohen me njëri-tjetrin”, thotë Dr. Aaron Glatt, zëdhënës i Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës.

Lexo edhe:

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

Mes prirjeve të tjera që mund të vazhdojnë është edhe pritshmëria e një niveli më të lartë të pastërtisë.

“Kur përjeton diçka të tillë si kjo pandemi, pavarësisht ndjenjave politike, është një situatë e frikshme dhe e paparashikueshme. Mendoj se disa prirje që kemi fituar, si vesi i higjienës, ka të ngjarë të vazhdojnë deri diku. Disa nga këto zakone të përvetësuara si larja e shpeshtë e duarve, përfshirë përdorimi i maskave, dezinfektimi i sipërfaqeve, pra disa nga këto prirje do të vazhdojnë”, thotë Dr. Barun Mathema me Universitetin Kolumbia.

Kjo mund të jenë ana pozitive e pandemisë.

“Mendoj se është rritur ndërgjegjësimi se si mund të përhapen disa sëmundje. Njerëzit nuk do ta pranojnë papastërtinë, ose higjienën e dobët, madje tani ata pastrojnë edhe gjërat që në të kaluarën nuk u ka shkuar mendja. Ata mund të jenë më të kujdesshëm për të larë duart”, thotë zoti Glatt.

Është ulur nënshkrimi i faturave, restorantet kanë hequr menutë prej letre ndërsa kompanitë ajrore kanë vënë standarde të reja të pastrimit dhe filtrimit të ajrit.

Një tjetër ndikim afatgjatë nga pandemia mund të jetë që më shumë njerëz të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë.

Ana pozitive e një bote pas pandemisë është se qëndrimi në shtëpi mund të konsiderohet si një shenjë mirësjelljeje për kolegët e punës, dhe një përpjekje për të ndalur përhapjen e sëmundjes tek të tjerët.

Etiketa: koronaviruspandemi

Lajme të lidhura

BOTA

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

22:51 : 24/03/2025
SHENDETI

Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

09:49 : 12/03/2025
BOTA

A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja!

21:06 : 05/01/2025
BOTA

OBSH – Kinës: Na jepni të dhënat origjinale për koronavirusin!

21:31 : 30/12/2024
SHENDETI

Gripi i shpendëve rrezikon të jetë pandemia e ardhshme/ Cilat janë simptomat dhe si përhapet

11:24 : 27/12/2024
BOTA

Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral…

16:07 : 04/12/2024
Para

Trafik kokaine nga Gjermania në Itali, pranga disa shqiptarëve

TË GJITHA

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com