• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në shkelje të ligjit? Si u ngrit Ergys Verdho në majën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (Fakte)

12:24 : 16/11/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ergys Verdho, me shumë mundësi, duhet të ishte marrë nën përgjegjësi disiplinore për shkelje të ligjit të konfliktit të interesave gjatë kohës që ushtronte funksionet e nëntitullarit të këtij institucioni, në periudhën Korrik 2018-Nëntor 2019.

Por, ndaj tij, jo vetëm që nuk është marrë asnjë masë disiplinore, por, përkundrazi, u gradua në krye të institucionit që menaxhon miliarda lekë për ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve në Shqipëri.

“Boldnews.al” ka konsultuar të dhëna publike, përfshirë edhe legjislacionin mbi konfliktin e interesave, në bazë të të cilave krijohen dyshime të forta se ai ka ushtruar detyrën si nëndrejtor i ARRSH-së në shkelje të dispozitave përkatëse.

Ergys Verdho, sipas të dhënave që ka publikuar në rrjetin social “Linked-In”, ka marrë detyrën e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në Korrik 2018.

Lexo edhe:

Zhvatje 130 mln €?/ “Gropa” te Energjetika, fondet devijohen për t’u shpallur humbje në rrjet?

Prangosja e Berberit, Shehaj: Mos u habisni nëse arrestohet edhe Ergys Verdho

Ndërkohë, referuar dokumentave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Verdho, në vitin 2012, është regjistruar “Person fizik”, me objekt “Vlerësim i pasurive të paluajtshme. Projektim në fushën e ndërtimit”.

Këtë licensë ai e pezullon në Nëntor 2019, kohë kur merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pra, siç rezulton nga të dhënat zyrtare, Verdho e ka pasur aktive licensën dhe “Personin fizik”, ndër të tjera, edhe përgjatë periudhës Korrik 2018-Nëntor 2019, kur ka ushtruar detyrën publike të zv.Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH.

Kjo situatë e vendos atë në kushtet e konfliktit të interesit, të paktën duke përdorur si referencë ligjin përkatës për këto raste, si edhe disa Vendime të Këshillit të Ministrave për strukturën dhe nivelin e pagave në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

 

Ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave…”, në nenin 31 të tij parashikon se:

“Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil,…

  1. c) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, …. profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, … dhe nuk mund të jenë të punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër:

Për të konstatuar pozicionin e Verdhos përballë ligjit për konfliktin e interesave, gjatë kohës që ka qenë nëndrejtor i Përgjithshëm i ARRSH, duhet hedhur një vështrim në strukturën e institucionit dhe nivelin e pagës që ka ky pozicion.

Në faqen zyrtare të institucionit gjendet e publikuar “Rregullore e Brendshme për Funksionimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar”.

Në pikën 9 të saj janë të paraqitura detyrat e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Sipas këtij akti, zv.drejtori, i cili njëkohësisht është edhe drejtor për zhvillimin e projekteve të huaja, të brendshme dhe shpronësimeve, “Menaxhon zbatimin e zhvillimit të projekteve me financim nga Buxheti i Shtetit dhe ato me financime nga donatorë dhe Institucione Finacuese të Huaja, konfom kuadrit ligjor shqiptar për projektet me financim të brendshëm dhe atyre të Institucioneve Finacuese, siç parashikohet në Marrëveshjet e Kredive për projekte me financim të huaj”.

Pra, duket se posti i nëndrejtorit të ARRSH ka një peshë shumë të rëndësishme, për të cilin natyrisht duhet të paguahet edhe mjaftueshëm në hierarkinë e pagave buxhetore.

Këshilli i Ministrave, në një vendim të Marsit 2017 “Për miratimin e strukturave dhe pagave për institucione qendrore…”, parashikohet se zv.titullari i këtyre strukturave ka nivelin e pagës II b, e cila barazohet me Drejtorin e Drejtorisë në ministri.

Pra, zv. Titullari i ARRSH-së përfshihet në radhën e zyrtarëve, të cilët nuk mund të ushtrojnë veprimtari private në formën e “personit fizik” dhe ekspertit të licensuar.

Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” parashikon se, “çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj nga zyrtarët përbën shkelje disiplinore, pavarësisht nga përgjegjësia penale apo administrative”.

Por, në rastin e Verdhos, duket se shkelja e dyshuar ligjore i ka shërbyer për t’u ngritur në karrierë.

Etiketa: Ergys Verdho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhvatje 130 mln €?/ “Gropa” te Energjetika, fondet devijohen për t’u shpallur humbje në rrjet?

22:21 : 11/04/2024
AKTUALITET

Prangosja e Berberit, Shehaj: Mos u habisni nëse arrestohet edhe Ergys Verdho

16:58 : 14/03/2024
AKTUALITET

Pas largimit nga KESH, Balluku e emëron Verdhon te Hekurudha

21:20 : 13/03/2024
AKTUALITET

VIDEO – Nën avujt e alkoolit, çunat e Belës këndojnë këngë dashurie

23:18 : 02/03/2024
AKTUALITET

Skandali i anijeve TEC, dorëhiqen Verdho i KESH e Sevrani i OSHE, SPAK i vë në hetim

15:31 : 26/01/2024
AKTUALITET

Dorëhiqet drejtori i KESH, Ergys Verdho

12:22 : 26/01/2024
Para

S´ka një datë/ Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë, kur të plotësohen kushtet

TË GJITHA

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com