• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku ishte Rama kur ushtria e Vuçiçit masakroi kosovarët?

22:48 : 16/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është 25 prill 1999, në Krushë të Madhe ushtria dhe paramilitarët serbë kryen një nga masakrat e mëdha dhe çnjerëzore mbi popullsinë civile. 243 burra dhe të rinj, mes tyre edhe minorenë u ekzekutuan në kodrat e fshatit, duke shënjuar një nga krimet që edhe sot e kësaj dite ka mbetur pa ndëshkimin e autorëve, ndonëse autorët dihen, dhe janë në mesin e Beogradit.

Sot është rikthyer edhe një herë kjo ngjarje, jo në kujtim të viktimave, por në ribërjen e një skenari që vetëm në filmat e “Kinostudios Rilindja e re” mund të prodhohen e më pas shiten në botën surreale të qeverisjes.

Tashmë vëmendien mediatike, të një media të kontrolluar nga “kryeredaktor” Fuga dhe Fug(k)sat e tij, po e merr Milaim Bellanica, i cili në atë ditë kur u krye masakra kreu xhirimet me pamje mjaft të rënda, të viktimave të burrave kosovarë, që më pas një pjesë e tyre u transmetua nga BBC, e cila trazoi politikën perëndimore.

Deri në këtë pikë, gjithçka duket një histori, por në mes është futur kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas Bellanicës ia mori atë kasetë dhe e “zhduku”. Basha në atë kohë ku pretendohet “humbja e kasetës” sipas Bellanicës punonte si përkthyes pranë UNMIK, e cila kishte nisur hetimet për krimet serbe në Kosovë.

Lexo edhe:

No Content Available

Pavarësisht shumë dyshimeve mbi vërtetësinë e deklaratave të “dëshmitarëve”, nëse do të kërkohet një e vërtetë e patjetërsueshme është se Edi Rama dhe miku i tij Aleksandër Vuçiç nuk e fshehin dot se në atë periudhë njëri fshihej pas bojatisjeve të Tiranës dhe “luftonte” me gazetarët, ndërsa tjetri ishte Ministër Informacioni i Millosheviçit dhe propagandonte sulmet vrastare dhe genocidin në Kosovë.

Ndodhemi në një absurd, ku pikërisht në momentin që Rama e ka vërtetuar se kredo e tij politike për çështje të ndjeshme kombëtare është në pikën më të ulët, kalon në sulm, por shumë të ulët dhe tashmë ndonëse gjerësisht po i kthehet në boomerang, ai shpreson se do të fshihen të vërtetat nga e kaluara e tij.

Rama nuk mund të mburret që në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, që nisi në fundin e vitit 1997 dhe u intesifikua gjerësisht në 1998, të ketë dhënë kontribut sado të vogël në mbrojtje të interasave të qytetarëve kosovarë që ranë nën dhunën çnjerëzore të një ushtrie shoviniste. Në atë kohë Rama bridhte lirisht si një “piktor shëtitës” (fatkeqësisht për të i dështuar), në plazhet nudiste të Francës.

Më vonë, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës shpërnguleshin dhunshëm nga trojet e tyre, Rama ishte Ministër Kulture, kur u thirr nga Nano në vitin 1998 dhe sikurse e ka thënë vetë ish-kryeministri: “Rama ishte i palarë dhe me thonj të paprerë”…

Koha ka ikur, por Rama jo… Që nga viti 1998 është protagonist në politikë, dhe nga 22 vite jetë aktive, plot 20 të tillë i ka në pushtet, që nga ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër. Në fundin e mandatit të tij 8-vjeçar Rama po i lë vetes dhe vendit një njollë të zezë. Ka amnistuar çdo krim të Serbisë në Kosovë.

Në takimet e tij të shpeshta me Aleksandër Vuçiç, kryeministri ynë nuk ka “afruar” vetëm një president në detyrë, por njeriun që propagandonte luftën, manipulonte masakrat e ushtrisë serbe dhe mbante me propagandë pushtetin e tmerrit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç.

Rama në çdo takim fliste për të “lënë pas të shkuarën”, duke u vetëkënaqur me talljen deri në palcë të Vuçiç që me ironi e quante Ramën “lider global”. Por pikërisht fraza: “të lemë pas të shkuarën” është krimi më i madh që sot i është bërë shqiptarisë, kudo që ndodhet. E shkuara në Kosovë nuk mund të lihet pas, për aq kohë sa ata që urdhëruan masakrat mbi popullsinë civile, mes tyre edhe foshnjat në djep nuk mund të amnistohen sepse një kryeministri haluçinativ i ngjan vetja “lider global”.

Quan mik Vuçiçin, por u soll si armik dhe shkuar armikut me Ramush Haradinaj, kryeministrin e Kosovës në atë kohë, të cilin e paditi në gjykatë, por në fund u tërhoq. Pikërisht për shkak se e di mirë çfarë ka bërë me politikën e tij, minimalisht amatoreske, duke trumbetuar edhe “Minichengenin Ballkanik”, që në fakt është një “Mega-Serbi”, Rama sot duke përdorur fort trashë edhe mediat kombëtare, po tenton të nxjerrë “antikombëtar” liderin e opozitës, në fakt nuk po i ecën, por marrina ende nuk paska fund.

Etiketa: basha rama vucic boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Koronavriusi/ Joe Biden paralajmëron: Më shumë amerikanë do të vdesin, nëse Trump…

TË GJITHA

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim dhe sanksione

08:20 : 30/05/2025

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

08:20 : 30/05/2025

Këmbimi valutor 30 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 30/05/2025

Temperaturat rriten ndjeshëm, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 30/05/2025

Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj

08:02 : 30/05/2025

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com