• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama qan para Erdoganit, e turku armatos Serbinë”, Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Ramës

14:15 : 15/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka drejtuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa shkruan se “vëllai i Tiranës” ia ka zgjatur dorën presidentit serb Aleksandar Vuçiç, që po thërret për luftë me Kosovën.

Lajçi në një koment të tij në rrjetet sociale ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, që po e dëshiron postin e Presidentit, duke thënë se ai kurrë nuk mund të bëhet “Rugovë”.

Aktori ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që ka paralajmëruar hapjen e partisë së tij.

“Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka në këtë vend kandar ku mund t’matet dija e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Lajçit

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Deshta me iu vetë:

A ka n’ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut

Unë shkruej për Shotën, për Xhevën. Shkruej për Ademin, Azemin, Fehmiun e Zahidën.

E kush jam unë?

Kurkushi.

Nji shitës librash për momentin që nji libër s’ma keni lexua. Nji artist dikur që kurrë s’keni ardhë me m’pa, ju që kërkoni t’baheni President!

E pse?

Se s’iu ka lanë smira e hajnia! Tash durni pak se mos po bini n’hendek!

I leht si i pëndër jam për juve që s’kuptoni e gur për ata që po shkruej e që ditën ç’asht e mira!

Eshtnat e tyne po i lëkundi për juve e ju po mundoheni t’laheni, t’shafajsoheni për grumbujt e fajeve.

E pse?

Sepse ne s’e kuptojmë fjalën Boll!

Njiherë u turrem me pushkë. Njiherë hygjym me grushta. Njiherë fituem e njiqind herë vodhem.

Po, se fjala Boll s’ishte e jona!

Ky nënshkruen pa e ditë gjuhën. Ai pa e kuptua fjalën. Tjetri blenë e shet e s’i bahet boll. Kujtojnë se Kosova asht det që nuk shteret e kufijtë n’ujë nuk shihen a rrudhën!

Notojnë njeni e tjetri pa e ditë notin e krahut. Mbytën e thërrasin për ndihmë. Por herojt nuk ngjallën.

Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë.Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit.

E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë serbin!

Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh.

M’vraj o Zot!

Hej, m’thoni ç’me duhen shkrimet kur këta s’mi lexojnë. Ara gruni s’janë mu ble lirë e Haga s’merr libra!

Rama gjashtë muej e rriti mjekrrën, por s’u ba Ismail Vlorë, aq sa s’do t’bahet Ramushi kurrë Rugovë, pa çka se mund t’ve shall rreth qafe e t’iu shkoi derë për derë deshtakëve si vetja!

Hej, secili don me i shkri mendet e veta për President e ne krymbemi n’fajet e padies tyne.

Tani edhe Bekimi i Hamzës don me ba parti e fjalën me fjalë s’din me lidhë?

More, a mos po kujton se asht rrethatore n’sharcin e Ademit e nuk i çkrepin fyshekët si babës?

Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!

Mjerim.

Etiketa: Cun LajciRamaserbet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Albin Kurti: Pas zgjedhjeve mund të kemi president të ri

TË GJITHA

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

19:37 : 12/11/2025

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

19:34 : 12/11/2025

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

18:34 : 12/11/2025

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com