• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

A po e paralajmëron vaksina fundin e pandemisë?

21:31 : 15/11/2020
në SHENDETI

Nga Azra Ghani

Kompania farmaceutike“Pfizer”, njoftoi se vaksina e saj ishte dëshmuar të ishte “më shumë se 90 përqind efektive në parandalimin e Covid-19 tek pjesëmarrësit në testime”. Por a do të thotë kjo se fundi i pandemisë është në horizont?

Ndërsa ky është padyshim një lajm i mirë, është e rëndësishme të mos harrohet se kjo vaksinë është ende në fazat relativisht të hershme të testimit. Për të kuptuar potencialin e një vaksine, ne duhet të dimë se sa efikase është vaksina dhe sa zgjat ky efikasitet.

Rezultatet fillestare, na tregojnë se vaksina ka më shumë se 90 për qind efikasitet brenda 7 ditësh pasi të jetë marrë doza e dytë. Rezultatet e mëtejshme pasojnë shumë shpejt, duke dhënë rezultate efikase në 14 ditë. Në muajt në vijim, do të grumbullohen më shumë të dhëna që do të na tregojnë nëse ruhet ky efikasitet.

Kjo do të tregojë gjithashtu nëse njerëzit do të kenë nevojë për vaksinime të rregullta vjetore. Ne gjithashtu nuk dimë ende nëse efikasiteti ndryshon në njerëz të ndryshëm. Për shembull, vaksinat e gripit janë përgjithësisht më pak efektive tek njerëzit e moshuar.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Së bashku me të dhënat mbi efikasitetin, është e rëndësishme të dimë nëse është e sigurt një vaksinë që do t’u jepet njerëzve të shëndetshëm. Inkurajues është fakti që testet e Pfizer nuk kanë raportuar deri më sot ndonjë “ngjarje të pafavorshme” të rëndë tek 43.500 pjesëmarrës në fazën e testimeve.

Ndërsa shumica e reaksioneve të rënda, të lidhura me vaksinat ndodhin menjëherë pas vaksinimit, do të jetë e rëndësishme që pjesëmarrësit në testim – dhe ata që do të vaksinohen pas autorizimit – të ndiqen nga afër për të siguruar që përfitimet e marrjes së vaksinës të tejkalojnë çdo rrezik tjetër për shëndetin.

Sfida e vërtetë vjen më pas:Si të vaksinojmë 7.8 miliardë popullsinë globale që është e rrezikuar? Me kapacitetet aktuale të prodhimit, dozat e kësaj dhe të vaksinave të tjera në fazën e provave, ka të ngjarë të jenë shumë më të pakta se ato që kërkohen në një periudhë afatshkurtër.

Struktura Covax – një bashkëpunim i Organizatës Botërore e Shëndetësisë dhe partnerëve të saj për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme – pret të ketë deri në 200 milionë doza të disponueshme në vitin 2021.

Disa vende – përfshirë ato me të ardhura të larta – kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me një ose më shumë prodhues të vaksinave për t’i furnizuar dozat e duhura në periudhën 2020-2021. Por për shumë vende, dozat ka të ngjarë të jenë në dispozicion për deri në 20 përqind të popullsisë, pra më pak se 60 për qind, që ka të ngjarë të kërkohet për të arritur ‘imunitetin e tufës’.

Prandaj, secili vend do të duhet të vendosë se si t’i jepet përparësi këtij grumbullimi. Shumica e vendeve ka të ngjarë që të fokusohen tek grupet që janë më në rrezik; ata që janë më të ndjeshëm ndaj simptomave më të rënda siç janë të moshuarit, dhe ata që janë shumë të ekspozuar si punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, ka të ngjarë që ne të tjerët të na duhet të ruajmë distancimin social, larjen e duarve dhe mbajtjen e maskave për të mbajtur të ulët transmetimin e virusit në komunitet. Ndërkohë, ekzistojnë edhe pengesa të konsiderueshme logjistike për të arritur vaksinimin masiv, diçka që më parë nuk është ndërmarrë kurrë në këtë shkallë.

Pajisjet për vaksinim duhet të prodhohen, transportohen nga fabrikat dhe të shpërndahen në qendrat shëndetësore lokale. Ruajtja në të ftohtë mund të kërkohet gjatë transportit. Dhe vaksina e Pfizer paraqet sfida të veçanta këtu, pasi kërkon ruajtje në frigorifer me minus 80 gradë.

Ndaj për të kryer vaksinimin në çdo vend do të nevojitet një “ushtri” e punonjësve të kujdesit shëndetësor. Pra, mos harroni se virusi është ende me ne, dhe ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë përpara. Deri atëherë festimet për fundin e pandemisë duhet të presin. / FT

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Liga e Kombeve/ Belgjikë-Angli dhe Itali-Poloni, mbyllen pjesët e para

TË GJITHA

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com