• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e Ramës për Bashën/ Ish-kryeprokurori i EULEX: Nuk kanë asnjë lidhje me raportin

21:11 : 14/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përfshirë nga një valë akuzash nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale mbi ish-krerët e UÇK-së dhe rolit të tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe.

Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Williamson, gjatë një interviste ekskluzive për RTV Ora tha se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Besmira Pelushaj: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?

John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Lexo edhe:

Basha-Ramës: Ti krenohesh me krimet

Basha nga njësia 10: Largimi i Ramës, detyrë patriotike

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty.

Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen.

Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Lulzim Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën kur ai punonte në UNMIK në 2002. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare.

Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Dua t’ju pyes edhe njëherë për zotin Basha, sepse dua ta sqarojmë edhe për publikun. Përpara 2014, a ju ka ndihmuar zoti Basha për hetimin tuaj?

John Clint Williamson: Jo. Ai nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në hetim. Pas vitit 2011 ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Kur kam qenë në Tiranë jam takuar me të, kemi ngrënë darkë, por si miq, si ish kolegë. Ai nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në asnjë rol në atë kohë dhe nuk kas pasur fare lidhje me atë që ne po bënim, pra në lidhje me hetimin.

Ai nuk ishte i përfshirë as si ministër i Jashtëm, as në ndonjë rol gjyqësor. Edhe kur ishte në UNMIK, ai nuk ka qenë i përfshirë.

Jo, sepse unë nuk kisha besim tek ai, por sepse unë nuk doja ta vendosja në një pozicion të vështirë me hetimin. Ai punonte me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me zyrtarë të qeverisë e Kosovës, ndaj nuk do ta ngarkoja me ndonjë detyrë pavarësisht nëse ishte kosovar, shqiptar apo serb. Kjo ishte një praktikë normale e asaj kohe dhe që unë e kam zbatuar gjatë gjithë kohës.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Po, por në Shqipëri zoti Basha akuzohet se ka fshehur disa videofilmime të krimeve në Kosovë. Keni dijeni për këto akuza?

John Clint Williamson: Nuk i kam parë këto akuza. Është hera e parë që e dëgjoj. E kam shumë të vështirë të besoj diçka të tillë.

Gazetarja Besmira Pelushaj:  Bëhet fjalë për masakrën e Krushës, nëse mund t’ju ndihmoj?

John Clint Williamson: Me masakrën e Krushës. Kjo është hera e parë që e dëgjoj. Këto çështje janë hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare kur unë isha aty dhe masakra e Krushës është e përfshirë në aktakuzën që unë ngrita ndaj Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999 dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të Serbisë. Këto krime janë hetuar në hollësi. Kjo është hera e parë që dëgjoj për ndonjë akuzë që për shembull diçka është fshehur në lidhje me këtë çështje. /Rtv Ora.

Etiketa: basha rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Basha-Ramës: Ti krenohesh me krimet

19:53 : 16/11/2021
AKTUALITET

Basha nga njësia 10: Largimi i Ramës, detyrë patriotike

19:22 : 06/04/2021
AKTUALITET

Çështja e detit/ Basha: Dështimi më i madh i Ramës në politikën e jashtme

23:00 : 28/12/2020
AKTUALITET

Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë/ Basha: Rama nuk e ka vënë ujin në zjarr

18:41 : 05/12/2020
AKTUALITET

Basha: Rama e orientoi ekonominë drejt inceneratorëve, i la qytetarët dhe mjekët të vetëm përballë pandemisë

21:38 : 26/11/2020
AKTUALITET

Akuzat ndaj Bashës për raportin e Dick Marty/ PD i përgjigjet Ramës: Kurseji gënjeshtra, ja faktet

19:46 : 08/11/2020
Para

Video/ Kundërsulm rrufe, Gjermania kthen baraspeshën në “Red Bull Arena”

TË GJITHA

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025

WhatsApp lançon një veçori të re

20:40 : 28/06/2025

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Aksident i 6-fishtë në Laprakë, tre të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com