• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vritet gazetari afgan që punonte për median amerikane

19:27 : 13/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një bombë që shpërtheu në provincën e paqëndrueshme jugore të Afganistanit, Helmand, u bë shkak për vrasjen e një gazetar që punonte për Shërbimin Afgan të Radios Evropa e Lirisë, Radio Azadi.

Sipas zyrtarëve afganë gazetari i vrarë, Elyas Dayee, dhe vëllai i tij po udhëtonin drejt klubit të medias që ndodhet në Lashkargah, kryeqyteti i provincës, kur makina e tyre shpërtheu nga një bombë që ishte vendosur në automjet. Si pasojë e shpërthimit u plagos vëllai i tij, gjithashtu me profesion gazetar, si dhe dy persona të tjerë.

Elyas Dayee raportonte nga Helmandi prej më shumë se një dekade për degën afgane të shërbimit të jashtëm të transmetimit të Radios së qeverisë amerikane, Evropa e Lirë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen që ndodhi sot (e enjte) herët në mëngjes në Lashkargah, qytet i cili ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga kryengritësit talebanë për rreth një muaj.

Lexo edhe:

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

“Kolegu dhe shoku im i dashur, Elyas Dayee, humbi jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes në Lashkargah. Ai ishte një njeri fisnik. Gjithmonë buzagaz. Ky është një lajm i tmerrshëm. Elyas, do të mbahet mend gjithmonë”, shkruante në një postim në Twitter Sami Mahdi, shefi i zyrës së Radio Azadit në Kabul.

Sulmi u dënua gjithashtu edhe nga Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM), agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë si dhe rrjeteve të tjera mediatike të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

“Ky ishte një akt prej frikacaku dhe një sulm ndaj parimit universal të lirisë së shprehjes”, tha shefi ekzekutiv i USAGM-së Michael Pack. “Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gazetarit Elyas Dayee dhe bëjmë thirrje që autorët të vendosen përpara përgjegjësisë”.

Radio Azadi mendohet se mbulon më shumë se 60 për qind të popullsisë së Afganistanit me programet e saj në radio dhe internet.

Presidenti afgan Ashraf Ghani e dënoi vrasjen e Elyas Dayee-s duke e cilësuar atë një akt të “armiqve” të Afganistanit “për të fshehur” siç tha ai “krimet e tyre të tmerrshme dhe për të heshtur zërin e fuqishëm të medias”.

Shtetet e Bashkuara denoncuan gjithashtu vrasjen e gazetarit të Radio Azadit.

“Ky është një tjetër sulm ndaj lirisë së shtypit. Sulmet ndaj gazetarëve duhet të ndalen menjëherë”, shkruante në një postim në twitter ambasadori i përkohshëm amerikan në Kabul, Ross Wilson.

Të shtunën e kaluar, një pajisje e ngjashme shpërthyese me magnet vrau tre zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore në Kabul, mes tyre edhe një ish-drejtues të njohur të programeve politike televizive.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, por zyrtarët qeveritarë kanë fajësuar grupin Taliban.

Afganistani i shkatërruar nga konfliktet mbetet një nga vendet më vdekjeprurëse për gazetarët në botë. Gjatë javëve të fundit, vendi ka përjetuar një valë vrasjesh të pashpjegueshme ndaj personave të njohur. Në shënjestër të sulmeve ishin arsimtarë, aktivistëve, gazetarëve dhe zyrtarë të qeverisë në Kabul e gjetkë në Afganistan. Qeveria Ghani ndodhet nën presionin në rritje nga kritikët e saj mbi dështimin e dyshuar të sigurisë dhe mbledhjes së informaciove të zbulimit për të ndalur dhunën./VOA/

Lajme të lidhura

RAJONI

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025
BOTA

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025
BOTA

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025
BOTA

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025
BOTA

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025
Para

BE: Ekstremizmi i dhunshëm lidhet me dështimin e emigrantëve për t’u integruar

TË GJITHA

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025

Gazetari: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, bandat kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme

17:55 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com