• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kundër ONM për ankimin ndaj gjyqtarit Genti Shala

16:22 : 13/11/2020
në AKTUALITET, VETTING

Një rekomandim i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Genti Shala është pritur me qëndrime të ndryshme nga komisionerët publikë, Darjel Sina dhe Florian Ballhysa.

Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi të enjten se ishte ushtruar ankim ndaj konfirmimit të Shalës në detyrë, por dokumentet e publikuara të premten në mëngjes tregojnë se Sina ka qenë kundër apelimit të çështjes dhe rekomandimit të ONM-së.

Komisioneri Publik është një prej institucioneve të reformës në drejtësi, i ngarkuar për të përfaqësuar interesin publik, monitorimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ankimimin e çështjeve drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Deri më sot, Komisioneri Publik kishte apeluar pa kundërshtime 12 raste të shoqëruara me rekomandim nga ONM.

Gjyqtari Genti Shala u konfirmua në detyrë në gusht 2020, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u referua për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Por ONM e cilësoi të paplotë hetimin e kryer nga KPK për Shalën, ndërsa kërkoi që Kolegji të hetonte edhe një denoncim anonim ku ngriheshin dyshime për fshehje të aksioneve në një kompani private.

Lexo edhe:

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

Kundërshtimi i Sinës

Në qëndrimin e tij publik kundër ankimimit të vendimit të KPK për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Genti Shala, komisioneri Darjel Sina thotë se e kishte analizuar çështjen me ekipin e tij dhe kishin dalë në përfundimin se vendimi i Komisionit ishte i drejtë.

“Komisioneri Publik i parë në këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte z. Darjel Sina. Brenda afatit ligjor, të vendosur nga rregullorja e brendshme e Institucionit të Komisionerëve Publikë, në datën 6.11.2020, Komisioneri, me email zyrtar, ka shprehur vullnetin e tij për mosushtrim ankimi ndaj këtij vendimi, kolegut të tij, z. Ballhysa, dhe dy anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit,” thuhet në opinionin kundër të Sinës.

Sina thotë se pas këtij vendimi ka marrë rekomandimin e ONM për të ankimuar çështjen, por pasi e ka shqyrtuar atë, nuk ka gjetur elemente që do e bënin të ndryshonte mendim. Ai shprehet se denoncimi që gjytari kishte pasuri të padeklaruara nuk sillte prova.

“Nga përmbajtja e rekomandimit, i vetmi element i ri që gjendet brenda tij është një denoncim anonim, i cili nga përmbajtja e tij nuk rezulton se sjell prova të reja për subjektin e rivlerësimit”, shprehet Sina.

Duke iu referuar kryesisht denoncimit, Sina thotë se vetë ekstrakti i QKB-së që denoncuesi i ka bashkangjitur atij, dëshmon se gjyqtari nuk kishte aksione në kompaninë në fjalë dhe se ajo zotërohej nga dikush tjetër.

Sina shprehet se denoncimet anonime dhe pa prova nuk duheshin marrë parasysh. “(Komisioneri Publik), gjen të arsyeshme të citojë që denoncimet anonime, të cilat nuk përmbajnë asnjë provë dhe nuk identifikojnë asnjë të dhënë të denoncuesit duhet të mos merren parasysh,” shprehet ai në raportin ku shprehet kundër ankimimit.

Vendimi për ankimim

Pas rekomandimit të ONM-së dhe refuzimit të Sinës, komisioneri Florian Ballhysa ka marrë në dorë çështjen dhe ka ushtruar ankim. Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohet plotësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Ndërsa Sina arsyeton se kishte bindje të brendshme se kontrata e huasë nuk e ndryshonte gjendjen financiare të Shalës dhe se diferencat negative në vite ishin jo serioze, Ballhysa kërkon që Kolegji t’i rishqyrtojë ato.

Ballhysa kërkon gjithashtu që denoncimi duhet të vlerësohet nga Kolegji.

“Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehet ai në ankim.

Ballhysa po ashty arsyeton se bazuar në rekomandimin e ONM-së, ishin disa elementë të rinj të pahetuar në këtë çështje.

“Komisioneri Publik vlerëson se nevoja për një hetim të mëtejshëm në drejtim të këtyre elementeve, përkatësisht: (i) një denoncimi të ardhur në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pronësinë e subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe (ii) një kontratë huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë, mbetet për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues/rivlerësues të Kolegjit,” arsyetohet në ankim. /BIRN/

Etiketa: komisioneri publikonmshala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

22:18 : 07/07/2025
AKTUALITET

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

19:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

ONM/ “Pastroi” drejtësinë shqiptare, a ka qenë John Leonardo në konflikt interesi me gruan?

10:55 : 11/02/2025
AKTUALITET

Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani paraqitet në KPA për çështjen e prokurorit Preçi

09:58 : 21/01/2025
AKTUALITET

ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurores Eranda Laze

20:07 : 06/12/2024
Para

Koronavirusi në Shqipëri/ 7 viktima në 24 orët e fundit, 378 të shtruar në spitale

TË GJITHA

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com