Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë,
Një 49-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali dhe i shpallur në kërkim policor nga autoritetet e vendit fqinjë, është arrestuar në Tiranë.
Policia njoftoi se, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, shtuan të njëjtat burime.
Arrestimi i Betit u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinjë, sqaroi policia.












