Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u vendos lirimin nga detyra e Prefektes Suzana Jahollari. Në vendin e saj është emëruar Toni Gogu, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Suzana Jahollari me gradën kolonele u emërua Prefekte e Tiranvs në nëntor të vitit 2017.
VENDIMI I PLOTE
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.













