Një automjet raportohet se është përplasur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka asnjë person të plagosur.
Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e një korsie, duke sjellë edhe radhë të gjata automjetesh.














