• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia e merr bajrakun në Nagorno-Karabak, dërgon trupa që do të qëndrojnë së paku pesë vjet

09:56 : 10/11/2020
në BOTA

Trupa paqeruajtëse ruse janë dërguar në Nagorno-Karabak në orët e hershme të së martës si pjesë e marrëveshjes për armëpushim, për të cilën presidenti rus, Vladimir Putin, tha se duhet ta shtrojë rrugën për një zgjidhje politike afatgjate për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Marrëveshja mes dy ish-republikave sovjetike hyri në fuqi në mesnatë dhe u ndërmjetësua nga Moska. Me këtë pakt synohet t’i jepet fund konfliktit që shpërtheu me 27 shtator, gjatë të cilit u vranë mbi një mijë persona nga të dyja palët e konfliktit, përfshirë shumë civilë.

Sipas marrëveshjes së re, Azerbajxhani do t’i mbajë nën kontroll të gjitha territoret e fituara gjatë konfliktit, përfshirë qytetin e dytë më të madh në Nagorno-Karabak, Shushi, ndërsa forcat etnike armene duhet ta dorëzojnë kontrollin e disa territoreve tjera më së largu deri më 1 dhjetor, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Trupat paqeruajtëse ruse do të qëndrojnë në rajonin e kontestuar për së paku pesë vjet. Putini tha se këto trupa do të vendosen përgjatë vijës së frontit në Nagorno-Karabk dhe në një korridor mes kësaj enklave dhe Armenisë, që është pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka filluar dërgimin e 1.960 trupave në Nagorno-Karabak, të cilët tashmë janë rrugës për në një bazë ajrore e nga aty do të dërgohen përmes aeroplanëve së bashku me pajisjet dhe automjetet e tyre.

Lexo edhe:

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Për më tepër, presidenti rus tha se personat e zhvendosur tash mund të kthehen në vendbanimet e tyre, ndërsa të burgosurit dhe trupat e të vrarëve do të shkëmbehen mes palëve të konfliktit. Lidhjet e transportit dhe lidhjet ekonomike në këtë zonë do të rihapen me ndihmën e rojave kufitare ruse.

Për këtë marrëveshje ka pasur pakënaqësi të menjëhershme në Armeni, ku protestuesit janë futur në zyrat qeveritare dhe i kanë dëmtuar objektet, ndërsa presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se edhe Turqia do të përfshihet në përpjekjet për ruajtjen e paqes.

Etiketa: azerbajxhanRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
Para

“Djali im ka luftuar për kombin shqiptar”, babai i Hashim Thaçit: E pres të vijë faqebardhë

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com