Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 525 raste të reja me koronavirus, nga 1967 testime të kryera. Kjo një shifër rekord që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri.
Fatkeqësisht, mësohet se 12 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Kjo një shifër rekord që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. 111 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Situata në spitale vijon të mbetet problematike. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
1967 testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Harta e të prekurve – 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
111 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
360 të shtruar – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
12 viktima – Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967
Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,957
Humbje jete 571
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5851
Durrës 1019
Fier 926
Korçë 748
Shkodër 693
Elbasan 602
Lezhë 554
Vlorë 525
Berat 360
Kukës 288
Gjirokastër 266
Dibër 125