• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD dhe opozita përpara sfidës elektorale

13:57 : 09/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Tashmë që mazhoranca në mënyrë unilateraliste ka vendosur me forcë kartoni të imponojë modelin e saj zgjedhor, me heqjen e koalicioneve të përbëra dhe mbylljen praktike të listave duke i renditur paraprakisht ato, PD në veçanti dhe opozita në tërësi janë duke bërë kalkulimet e tyre elektorale, duke menduar strategjinë e cila do të maksimizonte votat e tyre përballë një pushteti të fortë jo vetëm numerikisht, por edhe thelbësisht. Por ç’duhet të bëjë PD dhe opozita duke nisur nga ky stad për të zhvilluar një proces para-elektoral efektiv, të rikuperojnë kohën e humbur, të arrijnë të ndërtojnë një fabul elektorale të besueshme dhe të gjenerojnë frymë, pa të cilën vështirë se mund të mendohet ardhja në pushtet.

Së pari, opozita duhet të forcojë markën e saj identifikuese apo e thënë ndryshe brand-in kryesor.

Gjithashtu, e rëndësishme është forcimi i disiplinës së duhur partiake për të artikuluar me konsistencë mesazhin kryesor dhe nën-mesazhet e tij. Kjo do të sillte një komunikim politik funksional si për antarësinë, ashtu dhe për simpatizantët, por më e rëndësishmja edhe për pjesën “gri”, elektoratin e lëkundur ose thjesht indiferent, atë apolitik ose të zhgënjyerit.

Të ndërtuarit e mesazheve elektoralë të aftë për të identifikuar qartë brand-in e një partie nga një tjetër, edhe kur këto i përkasin të njëjtit koalicion, të ndërtuarit e mekanizmave operativë funksionalë të përcjelljes së mesazhit vertikalisht në parti por edhe horizontalisht në shoqëri, janë conditio sine qua non për një fushatë elektorale bindëse, të suksesshme dhe fituese.

Lexo edhe:

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

Strategjia duhet të bazohet qartazi në pikat e mëposhtme:

  1. Te rritja e besimit për PD, kjo e fundit duhet t’u mëshojë fort VLERAVE të saj tradicionale dhe të rikonfiguruara për të krijuar Aleancën e Vlerave.Vlera të tilla si Shenjtëria e Jetës, Respekti për Punën, Mbrojtja e Pronës Private, Respekti për Liritë Individuale, Vlerësimi i Punësetj. Këto përbëjnë dhe boshtin rreth të cilit sendërtohet Aleanca e Vlerave përmes Lidhjes së Telave.
  2. Artikulim i pozicioneve të forta dhe qëndrueshme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ngjashëm me artikulimin bindës për taksën 9 përqind dhe paketën fiskale apo atë të subvencioneve në bujqësi. Një vizion i ngjashëm në politikën e jashtme dhe diplomaci, në fushën e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, në arsim, në kulturë dhe arte, në fushën e rendit publik, në reformën e administratës etj. Propozime koherente që vërtiten rreth koncepteve të qarta të tilla si Patriotizmi Institucional, Administratë Efiçiente, Përfshirje e Diasporës, Arsim Cilësor, Rend dhe Siguri etj.

Shpalosja e një vizioni: Shqipëria 2030

  1. Hapja reale e PD-së në veçanti dhe opozitës në tërësi ndaj figurave të reja (jo domosdoshmërisht në moshë, por në ide), për t’i dhënë zë, figurë dhe besim mesazheve të saj elektoralë dhe platformës së saj qeverisëse. Strategjia e PD-së duhet të jetë e aftë të mobilizojë dhe nxjerrë në votime1. bazën e partisë (militantët dhe simpatizantët); 2.  Demokratët e pavendosur; 3.  Socialistët e lëkundur; 4. Votuesit e rinj.

Gjithashtu aspekte të rëndësishme të  një fushate fituese dhe ardhje të shpejtë në pushtet janë:

  1. Ndërtimi i një koalicioni të gjerë parazgjedhor ku partitë të garojnë me siglat e tyre dhe të përpiqen të tërheqin sa më tepër votues. Njëkohësisht kjo do zgjeronte ofertën elektorale në kampin e djathtë duke qenë se majtas ka ngelur vetëm Tom Doshi si sigël partiake.
  2. Mesazh i fortë, nën-mesazhe bindëse, komunikim politik i harmonizuar, trupë kandidatësh që flasin me të njëjtën gjuhë si për kundështarin, si për tezat e PD (pra forcim i disiplinë partiake + trajnim i grupit përfaqësues të tyre).

Për ta mbyllur, duhet theksuar se vetëm përmes maksimizimit të energjive të brendshme, krijimit të një koalicioni të madh qytetar dhe jo vetëm brenda kampit opozitar politik, tërheqjes së figurave të besueshme dhe të pakonsumuara, me vizibilitet të lartë publik dhe teknokratësh të aftë për të shërbyer në ringritjen e ekonomisë, arsimit, diplomacisë etj., mundet PD si lokomotivë udhëheqëse e opozitës së bashkuar të vijë në pushtet, duke premtuar dhe synuar  ndryshimin e madh.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

18:03 : 18/06/2025
BOLD BLOG

Lufta Izrael-Iran dhe pasojat aftashkurtra

19:55 : 16/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
Para

Arbana Osmani tregon pasojat e një nate pa gjumë me Diellin (Foto)

TË GJITHA

Partizani në vështirësi, mesfusha është problemi kryesor para ndeshjeve në Europë

18:02 : 01/07/2025

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

17:58 : 01/07/2025

“Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

17:55 : 01/07/2025

EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

17:36 : 01/07/2025

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar

17:28 : 01/07/2025

Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time

17:20 : 01/07/2025

FOTO/ Motori përplaset me barrierat e rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset shoferi

17:10 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com