• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Macron kërkon rishqyrtimin e rregullave të Shengenit

19:08 : 06/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Franca pas sulmeve të fundit terroriste po forcon kontrollet në kufi. Presidenti Macron kërkon gjithashtu një reformim “rrënjësor” të hapësirës Shengen me një mbrojtje të fortë në kufijtë e jashtëm.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës në zonën kufitare Le Perthus në Pirene në kufirin me Spanjën deklaroi një dyfishim të forcave të sigurisë në kufi. Forcat e sigurisë së kufirit nga 2400 aktualisht do të shtohen duke pasur në të ardhmen 4800 policë, truproja kufitare dhe forca ushtarake. Qëllimi është që të kufizohet migrimi ilegal në sfondin e rritjes së rrezikut nga terrori.

Macron u shpreh gjithashtu që të rishqyrtohet dhe të reformohet rrënjësisht rregullorja e hapësirës Shengen – kryesisht duke pasur parasysh mbrojtjen e kufijve të jashtëm europianë.

Në këto kufij duhet të ketë një polici të mirëfilltë sigurie. Sulmet, që ka përjetuar Franca dhe Austria para pak ditësh, tregojnë, që rreziku nga terrorizmi ekziston kudo dhe se ka rrjete të globalizuara, tha më tej Macron. “Kjo kërkon, që Europa ta intensifikojë reagimin e saj. Franca po e bën këtë, duke i dyfishuar kapacitete ekzistuese.” Propozimet përkatëse për një reformë “rrënjësore” të hapësirës së Shengenit ai do ta parashtrojë në BE në kuadër të samitit të rregullt të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në dhjetor.

Qysh në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së më 2019 Macron pati kërkuar reformimin e hapësirës Shengen. Atëherë ai propozoi polici të përbashkët kufitare, një autoritet europian për çështjet e azilimit si dhe kushte të të rrepta kontrolli.

Lexo edhe:

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

Në fakt në hapësirën Shengen, ku bëjnë pjesë 26 vende vendet europiane, nuk ka kontrolle të përhershme të personave në kufi. Vitet e kaluara disa shtete shfrytëzuan një klauzolë përjashtuese duke i rivendosur kontrollet e pjesshme kufitare. Edhe me fillimin e pandemisë Corona në pranverë disa vende europiane, ndër to edhe Gjermania, vendosën përkohësisht kontrollet kufitare dhe të tjera kufizime në kufijtë e brendshëm të hapësirës Shengen.

Macron, thekson, se kjo nuk drejtohet kundër Islamit, por kundër terrorit. Javën e kaluar Franca pas një atentati me thikë në Nicë me pasojë tre të vdekur vendosi shkallën e lartë të alarmit dhe e dyfishoi numrin e forcave ushtarake të anti-terrorit në mbi 7000. Një tunizian 21 vjeçar në një kishë në Nicë vrau në mënyrë brutale tre vetë. Edhe lidhur me këtë rast hetuesit po ndjekin pistën e një motivi íslamist. Në Francë jeton komuniteti më i madh mysliman në Europë.

Njëkohësisht Macron u përpoq që t’i zbusë tensionet e krijuara me vendet myslimane. Në një shkrim për “Financial Times” ai siguron, se Franca nuk ndodhet në luftë kundër “Islamit”- Franca lufton kundër “separatizmit islamik, por kurrë kundër Islamit”, thekson Macron. (Deutsche Welle)

Etiketa: macronshengen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
BOTA

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

19:48 : 24/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
BOTA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025
Para

Situata nga Covid rëndohet/ Ministria e Drejtësisë tender për karrige rrotulluese për 'rangun drejtues'

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com