• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Ja shërbimet që përfitojnë bizneset nëse regjistrohen si punëdhënës në Agjencinë Kombëtare të Punësimit

15:39 : 03/11/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Punëdhënësit që do të kenë një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), si biznes që kontribuon për punësimin, përfitojnë pa tarifë shërbimin e ndërmjetësimit për vendet e punës, programet për kualifikimin e punonjësve dhe të drejtën për të aplikuar në fondin social të punësimit.

Në vendimin e qeverisë të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohen procedurat, kriteret dhe rregullat e ofrimit të shërbimeve të punësimit për punëdhënësit.

Në vendim thuhet se çdo punëdhënës, që kërkon të përfitojë shërbime nga zyrat e punësimit, duhet të regjistrohet në mënyrë elektronike apo duke u paraqitur vetë pranë strukturave rajonale dhe vendore të AKPA-së. Bizneset e interesuara fillimisht duhet të plotësojnë formularin përkatës, ku përfshihet edhe deklarimi për kontrollin e të dhënave.

Pas regjistrimit në sistemin e shërbimeve të punësimit, ndërmjet punëdhënësit dhe AKPA-së lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, në të cilën listohen të gjitha shërbimet që do të marrë punëdhënësi, si dhe të gjitha detyrimet e palëve.

Punëdhënësit, të cilët interesohen vetëm për një shërbim specifik, i cili është detyrim ligjor, nuk do të jenë të detyruar për të nënshkruar marrëveshjen, por do të kenë mundësi të marrin shërbimin e kërkuar menjëherë.

Lexo edhe:

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar

Në përfundim të procedurës, nëse punëdhënësi pranon të marrë shërbimet, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim, duhet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të përfshijë edhe takimet e planifikuara ndërmjet palëve, si dhe progresin e bërë gjatë bashkëpunimit.

Sakaq, strukturat e punësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) mund të japin shërbime informimi për të dhëna statistikore apo informacione të tjera për tregun e punës për qëllime studimore etj, për organizata, shoqata të ndryshme, agjenci private punësimi apo palë të treta të tjera, kundrejt tarifave, që vendosen sipas legjislacionit të fuqi nga ministria e Financave.

Shërbimet që ofrohen nga AKPA për punëdhënësit e regjistruar

a) informim lidhur me:

i. kërkesat për punësim të tregut të punës;

ii. programet e punësimit, arsimit e formimit profesional dhe mënyrat e aplikimit;

iii. këshillimin për paraqitjen e vendit të lirë të punës;

iv. këshillimin për ndërmjetësimin; v. legjislacionin e punës dhe të nxitjes së punësimit;

b) regjistrim i punëdhënësit në sistemin informatik të shërbimeve të punësimit;

c) publikim i vendeve të lira të punës, të ofruara nga punëdhënësit;

ç) përditësim i të dhënave të tij në sistemin informatik të shërbimeve të punësimit;

d) aplikim e përfshirje në programet e mbështetjes për ndërmjetësim e nxitje të punësimit sipas legjislacionit përkatës;

dh) ndërmjetësim/rekrutim/ofrim kandidatësh potencialë dhe të përshtatshëm për vendet e lira të punës, të ofruara nga punëdhënësi;

e) pajisje me dokumentacionin përkatës, në zbatim të legjislacionit në fuqi për të huajt, shtetasit e huaj, të punësuar pranë punëdhënësit;

ë) informim/këshillim/mbështetje në proceset e marrëdhënieve të punës sipas legjislacionit përkatës;

f) informim/këshillim/regjistrim për punëdhënësit, ofrues të vullnetarizmit, sipas legjislacionit përkatës;

g) informim/deklarim/regjistrim për ofruesit e formimit profesional privat, sipas legjislacionit përkatës. /Monitor/

Etiketa: bizneseperfitimevendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
NDRYSHE

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar

20:00 : 05/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Testi i acidit” i turizmit

20:50 : 04/08/2025
BOTA

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
Para

Policia e Kosovës i bën dhuratën e veçantë Loredana Zefit (Foto)

TË GJITHA

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com