• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili ironizon Komitetin e Ekspertëve të Ramës: Nuk ju merr njeri seriozisht

09:50 : 01/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka ironizuar përmes një postimi në rrjet Komitetin e Ekspertëve që u ngrit për të menaxhuar situatën anti-Covid, duke u shprehur se askush nuk i merr seriozisht.

Vasili shkruan se kur Komiteti i Ekspertëve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.

“Nuk kemi pra pse i keqkuptojmë anëtarët e Komitetit, të cilët nuk dinë as emrin e ligjit mbi të cilin është ngritur Komiteti ku këta janë edhe anëtarë.

Kur Deklaratat e Komitetit përgatiten në zyrat e shtypit të Edi Ramës të tilla broçkulla do të shkruhen”, shkruan Vasili.

Reagimi i Vasilit ka ardhur pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë iu përgjigj deklaratave të kreut demokrat, Lulzim Basha, sipas të cilit sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit.

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Në reagim thuhet se ky komitet është përballur me sulme dhe fyerje të vazhdueshme, mes të cilave edhe nga kreu demokrat. Për këtë arsye Komiteti Teknik i Ekspertëve i kërkon Bashës të tërheqë akuzat e bëra.

“Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë. Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese. Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti”, thuhet në reagimin e Komitetit.

Postimi nga Petrit Vasili:

Pse deklarata e Komitetit të Ekspertëve nuk duhet marrë shumë seriozisht!!

Kur Komiteti i Ekspertëve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.

Në deklaratën e tij Komiteti i Ekspertëve thotë:

“Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë”.
Ligj për Epidemitë në Republikën e Shqipërisë nuk ka.

Ligji mbi të cilin është ngritur ky Komitet është: LIGJI.Nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE.”

Nuk kemi pra pse i keqkuptojmë anëtarët e Komitetit, të cilët nuk dinë as emrin e ligjit mbi të cilin është ngritur Komiteti ku këta janë edhe anëtarë.

Kur Deklaratat e Komitetit përgatiten në zyrat e shtypit të Edi Ramës të tilla broçkulla do të shkruhen.

P.S. Shumë “interesant” preokupimi i Komitetit për formimin profesional të Lulzim Bashës, që nuk mundësoka vlerësime për pandeminë.

Rëndësi ka që Komiteti është i ” shumë i lumtur” se formimi profesional prej piktori i Edi Ramës qenka i duhuri për të bërë vlerësime për pandeminë.

Formimi i Edi Ramës është tamam i “duhuri” për të koleksionuar budallëqet e tij publike pa fund, të cilat duhet ta kishin bërë me kohë të paktën Komitetin të skuqej, meqënëse s’ja mbante as t’i thoshte dot Edi Ramës të mbyllte gojën.

Etiketa: komiteti i eksperteveRamavsili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Fillimi i vitit të ri akademik, rektori Artan Hoxha iu drejtohet me një mesazh studentëve

TË GJITHA

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com