• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maas: Brenda presidencës sonë konferencë me Maqedoninë! Çfarë do ndodh me Shqipërinë

14:26 : 30/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor po mendohet të mërgojë, sipas Barometrit të BalLkanit, që publikoi në qershor 2020 Këshilli i Kooperimit Rajonal. Për Gjermaninë, si presidente e radhës se Këshillit të BE, kjo ishte një arsye për ta drejtuar fokusin e politikës kah perspektiva e brezit të ri në rajon.

Por qëllimi nuk është ndalimi i migrimit, saktësoi të mërkurën, 28.10. ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në fjalën e hapjes së një konference online për këtë çështje. Kushdo që e ka provuar këtë në 30 vitet e fundit ka dështuar. “Por ne nuk mund t’i mbyllim sytë para problemeve që sjell me vete “rrjedhja e trurit”, që sa vjen e bëhet më e madhe, tha socialdemokrati.

Ai u shpreh për një strategji me tri hapa për të luftuar këtë fenomen: investimin në të ardhmen e rajonit, zgjidhjen e problemeve të së kaluarës dhe anëtarësimin në BE.

Investimet e kërkuara

BE-ja kohët e fundit vuri në dispozicion rreth 9 miliardë euro për ta bërë më tërheqës rajonin në aspektin ekonomik. Qëllimi kryesor i planit ishte mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit.

Lexo edhe:

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Olivér Várhelyi, tha në panelin vijues me ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor se plani krijon perspektiva për të rinjtë në rajon. “Krijon vende pune, përmirëson mundësitë e trajnimit dhe pjesëmarrjen”.

Ne duam një vend në tryezë, thotë Egzona Bokshi, pjesëmarrëse në panelin me përfaqësuesit e të rinjve nga Ballkani Peëndimor, minsitrin gjerman të Europës, Michael Roth, zëvendëskryetaren e Komisionit të BE-së, Dubravka Šuica,

Por nuk është vetëm zhvillimi i dobët ekonomik që po bën që të rinjtë të zgjedhin BE-në si vendbanimin e tyre të ardhshëm. Sipas një studimi të Fondacionit Friedrich Ebert botuar në vitin 2019, janë edhe probleme të tjera, si korrupsioni, mungesa e shanseve të barabarta dhe e meritokracisë në rekrutime, që përbëjnë shkaqe për emigrimin.

Perspektiva evropiane

Këto janë sfida afatgjata në Ballkanin Perëndimor dhe deri tani receta e vetme e BE-së për zgjidhjen e tyre duket se është perspektiva evropiane. Ministri Maas premtoi edhe një herë se do të përpiqej t’i hapë që këtë dhjetor edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut: “Para përfundimit të Presidencës Gjermane në Këshillin e BE-së, ne duam të mbajmë një konferencë të parë anëtarësimi me Maqedoninë e Veriut. Dhe, nëse e lejojnë rrethanat, edhe me Shqipërinë,” – tha Maas.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia e Kosova, më parë duhet të “braktisin fantazmat e së kaluarës” për të bërë hapa përpara në këtë rrugë.

Duke pasur parasysh bisedimet që po zhvillohen në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për një marrëveshje të shpejtë mes dy palëve: “Sa më shpejt të filloni me të”, tha Maas, “aq më shpejt do ta zhbllokoni perspektivën e BE-së për Kosovën dhe Serbinë”.

E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, e cila është e ndarë etnikisht edhe sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

Një vend në tryezë

Përfaqësuesit e brezit të ri, të cilët dolën në panelin e mbrëmjes, kërkuan më shumë drejta për të thënë fjalën e tyre. “Ne duam të na dëgjoni,” tha Egzona Bokshi nga Kosova, aktiviste që merret me punësimin dhe mundësitë e barabarta për të rinjtë në Kosovë. Ajo tha, se të rinjtë në vendin e saj po humbasin ngadalë besimin se do të bëhen dikur pjesë e BE-së.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, si dhe ministri në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj, kishin kërkuar më parë në fjalët e tyre liberalizimin e vizave për shetasit e Kosovës.

Konferenca triditore virtuale (28.10-30.10) me temë rininë, mërgimin dhe demografinë në Ballkanin Perëndimor organizohet nga Shoqëria për Evropën Juglindore (SOG) dhe Instituti Aspen Berlin dhe është pjesë e programit zyrtar të Presidencës Gjermane të Këshillit të BE. /DW/

Etiketa: integrimiMaasShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

21:58 : 11/11/2025
Para

Tërmeti shkatërrues, ambasadori Robo: Në Izmir ka shumë shqiptarë

TË GJITHA

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025

Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

08:15 : 14/11/2025

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

07:57 : 14/11/2025

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com