• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi i ri Zgjedhor, kush janë 97 deputetët që shpërfillën apelin e BE/ Ja risitë për 25 prillin

12:09 : 30/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi rrëzoi dje gjatë seancës parlamentare dekretin e Presidentit Ilir Meta lidhur me kthimin për rishqyrtim të Kodit Zgjedhor, ku ndër të tjera ndalohen edhe koalicionet parazgjedhore. Kundër dekretit votuan 97 deputetë, ku përfshihen ligjvënës të PS dhe asaj që vetëquhet si opozita parlamentare.

Dekreti u rrëzua me një vendim politik të Kryeministrit Edi Rama, i cili sfidoi thirrjet nga Bashkimi Europian për të shtyrë procesin e rivotimit, derisa Komisioni i Venecias të shprehej mbi kërkesën e Presidentit.

Mesazhi i BE ishte i qartë që rrëzimi i dekretëve pa ardhur opinioni i Venecias do të sjellë dhe bllokimin e negociatave zyrtare në muajin dhjetor.

Votimi në Kuvend për ta rrëzuar dekretin e Presidentit dhe për t’i hapur rrugën futjes në fuqi të Kodit Zgjedhor erdhivetëm një ditë pasi nga Brukseli ishin bërë thirrje të forta për të mos shkuar më tej më këtë nismë. Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, më pas kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në PE, David McAllister, dhe në fund 8 eurodeputetë, kërkuan që mos të avancohet më tej me këtë nismë, por më parë të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Por thirrjet e tyre nuk u morën në konsideratë, ndërsa Rama preferoi t’i quajë të “keqinformuar”.

Por nëse interpretohet vota kundër dekretit e lidhur me deklaratat e bëra nga europarlamentarët, duket se ajo ka më shumë lidhje me një qëndrim kundër integrimit në BE, se sa një votë kundër Presidentit.

Lexo edhe:

“Jemi në rrugën e duhur”/ Aktivisti: Protestuesit nuk ranë pre e provokimeve të policisë

“Parlament i krimit”, protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve

Këtu mund të klikoni për të mësuar emrat e deputetëve që votuan kundër apelit të europarlamenetarëve dhe Komisionerit Oliver Varhelyi.

Kodi Zgjedhor i votuar në 5 tetor prodhoi disa elemente që mund të konsiderohen si risi në zgjedhjet e 25 prillit. Teorikisht listat e kandidatëve do të jenë të hapura për zgjedhësit, edhe pse renditjen e tyre e ka në dorë kryetari i partisë. Renditja e kandidatëve mund të ndryshojë vetëm nëse një emër në listë mund të marrë vota mbi mesataren e partisë në nivel qarku.

Ndryshimi më i madh në Kodin Zgjedhor ka të bëjë me koalicionet parazgjedhore.

Tashmë me hapjen e listave nuk do të ketë më koalicione me listë të përbërë, por me një listë unike. Kjo ishte pika që krijoi debatet më të shumta dhe mbi këtë bazë, Presidenti Meta iu drejtua Venecias për të dhënë opinionin e saj.

Pragun zgjedhor dhe mundësia për kryetarët e partive për të kandiduar në 4 qarqe të ndryshme, ishin dy ndryshime të tjera, që mund të konsiderohen si risi elektorale për Shqipërinë. Pragu zgjedhor në 25 prill do të jetë 1 për qind në rang kombëtar, ndryshe nga 3 për qind që u propozua më herët.Po kështu në 25 prill do të aplikohet për herë të parë teknologjia zgjedhore, ku votuesit do të identifikohen biometrikisht. Komisionet Zgjedhore mbeten partiake, me emra të propozuar nga partitë, edhe pse në raportin e fundit të ODIHR ishte kërkuar depolitizimi i tyre.

Tashmë Kodi i ri Zgjedhor ka hyrë në fuqi dhe mbetet për tu parë nëse ai do të garantojë ose jo një proces me standarde.

Etiketa: kodi zgjedhorkuvendvotimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jemi në rrugën e duhur”/ Aktivisti: Protestuesit nuk ranë pre e provokimeve të policisë

20:05 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Parlament i krimit”, protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve

13:30 : 30/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut, analfabet

12:05 : 30/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

11:56 : 30/06/2026
AKTUALITET

Deputetët në seancë plenare, protestuesit para godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

10:29 : 30/06/2026
AKTUALITET

Nis grumbullimi i protestuesve para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët

10:06 : 30/06/2026
Para

F1/ Raikonnen nuk e mendon tërheqjen, rinovon me Alfa Romeon

TË GJITHA

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

12:51 : 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

12:44 : 01/07/2026

Rama pritet me protesta në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

12:42 : 01/07/2026

Shkencëtarët në alarm për fenomenin “El Nino”, temperatura rekord edhe në sipërfaqen e oqeanit

12:40 : 01/07/2026

Meksika nuk ndalet, likuidon edhe Ekuadorin, shifra perfekte në Botëror

12:27 : 01/07/2026

Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë

12:22 : 01/07/2026

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen Ivi Kason: Qepe gojën, legen!

12:08 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio giriş