• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi Zgjedhor, 8 pyetjet e Metës drejtuar Venecias

13:36 : 26/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh sot se iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duhet kujtuar se ndryshimet në Kod u bënë të njëanshme, pasi opozita politike nuk ishte dakord me draftin final që u votua në Kuvend, Meta ka zbardhur 8 pyetjet që i ka drejtuar Venecias.

Kreu i shtetit tha se kërkesa për opinion nga Komisioni vjen për “të shmangur një krizë të ardhshme zgjedhore, në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice”.

1-A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate mes konkurrentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe gjashtë muaj para zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhor mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve për vetë cilësinë dhe besueshmërinë e tyre?

2-Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë/ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë, sigurisë juridike, rregullave të barabarta të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e BE-së për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor? A e komprometojnë ato stabilitetin politik nëse bëhen në ndryshim me konsensusin e arritur më 14 janar dhe 5 qershor nga shumica e partive politike?

3-A shkelet parimi i garancive proceduriale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale?

Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

4-Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, a është procedura urgjente motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një parlament i kontestuar që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh?

5-A është në përputhje me standardet ndërkombëtare dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor për të drejtën e kryetarit të një partie për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore?

6-A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi për mbledhjen e votave dhe shndërrimin në mandate, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore futjen e listave të hapura? Në rast se legjislacioni miraton lista të hapura ndërsa mekanizmi i koalicioneve zgjedhore dhe formula e ndarjes së mandateve do të mbeteshin ato që ishin në fuqi a do të ishin këto në përputhje me standardet e BE-së?

7-A i dëmton të drejtat e partive politike imponimi i njëanshëm i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike?

8-Duke pasur në konsideratë situatën cilat do të ishte zgjidhja e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet evropiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuar nga të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore?

Etiketa: kodi zgjedhorMetaVenecia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
BOTA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
Para

Kanye West kërcënon bashkëshorten: Do zbuloj gjithë sekretet e familjes Kardashian nëse tentojnë të më shtrojnë në psikiatri

TË GJITHA

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com