• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gratë shqiptare në Al-Hawl: Nuk duam të kthehemi në Shqipëri!

19:38 : 26/10/2020
në AKTUALITET

Gjithçka nisi me një mesazh zanor të Eva Dumanit, e cila në kampin Al Hawl mban emrin Sara. Në një kohë që 15-vjeçarja kishte ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës, por edhe të na gjente ne ekipin e A2 dhe të na dërgonte te gjyshja e saj Mentije Dumani, tashmë nuk do të rikthehet në Shqipëri.

Eva Dumani: “Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu”.

Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani.

33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën, ndërsa sipas saj, gratë të cilat merren për në kampin Roxh, vriten nga ushtarët Kurdë.

Emanuela Daci: “Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën”.

Lexo edhe:

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

Por veç kësaj, ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al Hawl.

Emanuela Daci “Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve”.

Të njëjtin shqetësim ka dhe Hajrije Taushani, e cila në një mesazh me të afërm të saj duket e frikësuar për atë po ndodh, por që në të vërtetë është shpëtimi i tyre.

Hajrije Taushani: “Sot i kanë marrë gjysmat e shqiptarëve. Ne kemi ngelur. Ishalla, Allahu na ruajt. Po nuk folëm më, ta dish se na kanë kapur. Ju dua shumë. Gjithë të mirat ishalla”.

Situatës së pavërtetë dhe kërkimeve të Eva Dumanit, e cila është jetime në kamp u ka rënë pre dhe vetë 15-vjeçarja, e cila ka frikë ndonëse kohë më parë kërkonte të rikthehej nëpërmjet shtetit shqiptar.

Eva Dumani: “Mamit thuajse, nëse do të na shohë në Shqipëri, të na lëni rehat. Të ikim tamam, me shtet, ashtu siç ikin të gjithë njerëzit. Nëse nuk do të na shohë, atëherë merruni me çdo lloj njerëzish që të na shesin ne. Allahu e di ku na çojnë”.

Por tashmë, ajo është gënjyer dhe kërkimeve për të ajo mendon se mund të përfundojë diku tjetër.

Eva Dumani: “Nuk e di. Kërkojnë të më çojnë në jetimore. Kështu thonë ushtarët, forcat speciale. Ata kanë edhe foton e dajës, gjoja për të na çuar në Shqipëri, gjoja që unë ta besoj. Mbrëmë natën kanë qenë te fëmijët jetimë dhe kanë treguar foton time. Kanë thënë që duam të sjellin këtu. Ata fëmijët që u kthyen, nuk janë tamam jetimë, pasi e kanë mamanë. Edhe këtu kanë ardhur, por unë nuk isha, u fsheha”.

I vetmi person që mund të ndihmojë në këtë histori është Elona Shuli.

Elona Shuli: “Teze, unë nuk dal te ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. E di teze, por ata më morën. Teze, a nuk i nis dot foton? Bashkë jemi, le të vijnë dhe të na kërkojnë. Siç kërkojnë Evën me foto, ashtu të më kërkojnë edhe mua”.

E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur nën survejimin e Emanuela Dacit, e cila nuk i lejon të dalë, por bën pjesë në ata persona që kërkon të rikthehet.

/A2 NEWS/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
BOTA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026
Para

Vrasja në Fier, PD: Krimi mbretëron i pashqetësuar, shoqëria në pasiguri e frikë

TË GJITHA

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom