Partizani ka zhvilluar pasditen e djeshme një miqësore brenda familjes duke u përballur me Partizani B.
Takimi u mbyll në barazim 2-2 me skuadrën e drejtuar nga Daja që evitoi humbjen me Marinajn.
Partizani B i drejtuar nga Dritan Mehmeti shënoi golin e parë të ndeshjes me Gjeçin, ndërsa ekipi i Dajës barazon me Malën.
Në minutën e 84-të Deliu kalon Partizanin B në avantazh, ndërsa Partizani barazon dy minuta më vonë me Marinajn.
Një rezultat që tregon se të kuqtë ndodhen në vështirësi përpara fillimit të sezonit të ri.