• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do e njohë Basha vendimin e Komisionit Ruli?

13:05 : 25/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike duket se ka mbyllur procesin nga ana e tij lidhur me ata që do do vijojnë të shpresojnë se mund të jenë në listën përfundimtare.

Një proces i shoqëruar me debate, pikëpyetje, supriza, por edhe me votime formale, tashmë pret firmën përfundimtare nga Kryesia e PD-së, Lulzim Basha dhe Këshilli Kombëtar.

Përveç suprizave që u prodhuan në 3 nga 12 qarqet, Kukësi, Berati dhe Korça, ku u seleksionuan 4 ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë, Komisioni Ruli, vendosi në një listë pritjeje edhe 13 ish-deputetë, një pjesë e konsiderueshme pjesë e asaj që konsiderohet si lista “Basha”. Nuk dihet se mbi çfarë kriteresh janë marrë vendimet, apo sa anëtarë të Komisionit kanë pasur bindjen se 30 % e ish-deputetëve të 2017-ës, nuk kalonin në listën aprovuese, një term që duket i zgjedhur me kujdes për të shmangur debatet mbi çdo vendim të mëvonshëm.

Por nëse do të lexoheshin votat kontestuese të anëtarësisë lista mund të kishte shumë më tepër emra në këtë listë, edhe pse disa prej tyre mund të përfshihen në atë 20 % që caktohet nga Kryetari.

Lexo edhe:

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia

Dhe duket se kjo është arsyeja që disa nga të pa-aprovuait e Komisionit kanë treguar maturi në reagime, ndërsa të vetmit që ndoshta nukd kanë përmbajtur emocionet apo zhgënjimin ishin Tritan Shehu dhe Romeo Gurakuqi.

I pari e ka të vështirë të gëlltisë përfshirjen e emrit në një listë skualifikuese për faktin se pati shansin të jetë kryetar i PD për rreth dy vjet, 1995-1997, ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, ish-ministër në qeverinë Meksi, dhe për disa kohë një bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit Berisha. Dhe për të gjitha funksionet që ka pasur, Shehu ndoshta nuk ka besuar se ai do të ishte në një listë, nga e cila mund të dalë vetëm nëse Kryesia apo Kreu i PD, e vendos në atë 20 %. Kjo ka bërë që Shehu të reagojë shpërfillës ndaj Komisionit, aq sa të pyes se çfarë është ai, duke kujtuar forumet statutore të PD-së, Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kryetarin.

I dyti, ish-deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, i katapultuar në listën Basha në 2017 si një prurje e re, ka shkuar pak më larg, duke i çuar një mesazh kreut demokrat lidhur me besimin reciprok që kishin ndaj njëri-tjetrit. Madje ai shprehu sigurinë që do të ishte sërisht kryesues i listës së demokratëve në Shkodër, edhe pse me modelin e ri zgjedhor, atë të listave të hapura i duhet të mbledhë numrin e nevojshëm të votave, që duhet të jenë sa metarja e partisë në qark, pjesëtuar me numrin e mandateve. Pra renditja nuk ka lidhje fare, sepse mund të jesh i pari dhe sërisht nuk merr mandatin e deputetit, nëse s´merr numrin e votave

Të tjerët në listën që pret aprovimin apo të skualifikuarve të Komisionit, kanë shmangur komentet, me përjashtim të Salianjit që ka bërë një reagim të moderuar, dhe ndoshta presin verdiktin final për të mësuar nëse do të jenë ose jo në listën përfundimtare.

Komisioni i Vlerësimit u ngrit nga Lulzim Basha, u promovua po prej tij, me emra të propozuar gjithashtu prej tij, dy prej anëtarëve, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli, themelues të PD-së, Bujar Nishani iu bashkua kësaj partie pas rebelimit komunist të 1997, anëtari tjetër, Mark Marku, iu bashkua demokratëve vite më pas dhe anëtarja e pestë, Enriketa Papa, me shumë gjasa ka qenë pjesë e asaj që u quajt si “çadra e lirisë” në 2017.

Pra i gjithë Komisioni ishte një miksim mes themeluesve dhe të angazhuarve të mëvonshëm, ku me përjashtim të Papës, të gjithë të tjerët, kanë pasur poste drejtuese, ministrore dhe deri presidenciale në pushtetin e PD-së.

Pyetja që shtrohet sot është nëse Lulzim Basha do e njohë ose jo vendimmarrjen e Komisionit?

Komisioni Ruli me unanimitet ose jo vendosi t´ia lerë përgjegjësinë apo “topin” Bashës në tryezën e tij.
Ndoshta jo rastësisht në listën që pret aprovim janë ish-deputetët, me përjashtim të Tritan Shehut, që u promovuan nga vetë Basha në 2017-ën.

Dhe këtu ai do të jetë mes dy zgjedhjesh: të shpërfillë Komisionin që vetë e promovoi dhe e ngriti si një strukturë ekstra, duke futur në listën preferenciale disa nga të skualifikuarit, apo të respektojë vendimmarrjen dhe të mos mbajë përgjegjësi.

Etiketa: BashakandidatetKomisioni Ruli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

09:15 : 13/06/2025
AKTUALITET

Qori rendit problematikat e procesit zgjedhor: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia

21:51 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gjykata i rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama kritika drejtësisë: Kur do zgjoheni për shpifjen?

15:38 : 12/06/2025
AKTUALITET

Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

12:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
Para

Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni të vështirë, ja si është gjendja e tij shëndetsore

TË GJITHA

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive

16:52 : 02/07/2025

Zyrtare/ Dështon transferimi në Itali, Enea Mihaj vijon karrierën në MLS

16:35 : 02/07/2025

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak (EMRI)

16:25 : 02/07/2025

“Po të mos isha prift, do bëja jetë të shthurur”, At Nikolla Xhufka rrëfehet për publikun

16:20 : 02/07/2025

Not, Universiteti i Pensilvanisë i heq rekordet transgjinores Lia Thomas

16:17 : 02/07/2025

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

16:15 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com