• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenca përgenjështon “fake news” për shtetësinë: Nuk ka asnjë dokument që KE të ketë shprehur shqetësim

23:11 : 24/10/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Presidenca përgenjështron lajmin se Komisioni Europian ka shprehur shqetësim për nënshtetësitë e dhëna nga presidenti Meta.

Në një postim në FB, zëdhënësi i Metës Tedi Blushi thotë se ky është një “FAKE NEWS” po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se “këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare”.

Reagimi i plotë në FB

Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë.

Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta.

Lexo edhe:

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

FUND E KRYE MASHTRIM!

Një FAKE NEWS po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.

NUK KA ASNJË DOKUMENT TË KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.

Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka.

Në të kundërt, nuk presim asnjë ndjesë publike prej tij, por vetëm t’u sqarojë shqiptarëve, disa pyetje të cilat ja ka bërë publikisht edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza:

-A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli?

-A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?

-Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike?

-Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre?

-A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush?

-A paguhen të gjithë punonjësit e tu edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet?

-Sa bordero përdorin kompanitë e tua?

-Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos ja u dhënë atë?

-Çfarë konflikti ke krijuar sëfundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta?

-Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”?

Sa për KryeDoçin tënd, që po e shtrydh si limoni për ta hedhur nesër në rrugë, sot po publikojmë këto mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar prej tij Drejtores së Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë.

-Ndërkohë po publikojmë të plotë edhe e-mail e tij drejtuar deputetit të PS, Sadri Abazi:

Përshëndetje z. Abazi! Jam Adriatik Doçi, ai gazetari i shqiptarja. com dhe Report TV. Ashtu siç folëm tek zyrat e PS, po të dërgoj CV e bashkëshortes. Bashkëshortja ka fituar dy herë në portal. Ka marrë mbi 8 provimin e shtetit. Ka dy diploma. Plotëson të gjitha kriteret ligjore. Aktualisht punon në sektorin privat. Ne pasaportizimin e kemi tek njësia numër katër, por banojmë në Kamëz. Të gjithë rrethin miqësor e kam në Kamëz, Laknas dhe Paskuqan. Gjithashtu, në Paskuqan, bashkëshortja njeh një komunitet të madh nga Korça. Unë jam i biri i Xhek Doçit nga Mati. Babai ka qenë 25 vjet sekretar partie, ndërsa që nga ndryshimi i sistemit mbështesim PS. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh, ka qenë dhe është komisioner i PS në Komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS, në opozitë dhe në pushtet. Asnjë prej nesh nuk ka punuar dhe nuk punon në shtet. Ju lutem, para se të merrni një vendim, për të konfirmuar që këto që po të them janë të vërteta, pyet ish-deputetin Qemal Minxhozin, ish-kryetaren e Bashkisë, Adelina Farricin, krerët e aktualë të PS në Mat, Hasan Pashën apo Agron Malajn, miqtë e mi Hamit Toçin apo edhe deputetë të PS. Faleminderit!

KAQ PËR SOT!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025
BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
Para

E Fundit/ Khabib Nurmagomedov mposht Gaethje dhe deklaron tërheqjen nga sporti

TË GJITHA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com