• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-Covid/ Ja shuma që do paguhet

11:59 : 22/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Qeveria shqiptare ka çuar në Kuvend marrëveshjen për blerjen e vaksinën kundër koronavirusit. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me COVAX, nismë e dirigjuar nga OBSH për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Në këtë marrëveshje marrin pjesë 890 shtete përfshirë vendet e Bashkimit Europian të cilët janë angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën. Sipas Komitetit të Ekspertëve ky angazhim jep mundësinë që edhe vendi ynë të ketë akses në vaksinën e sigurt si vendet e zhvilluara.

Në projektligj theksohet se shuma totale që do të paguajë shteti shqiptar është 3 990 000 USD. Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

“Ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji” thuhet në projektligjin që do të miratohet në Kuvend.

Në relacionin shoqërues theksohet se miratimi i këtij projektligji nuk është parashikuar në programin analitik të projekt-akteve të Këshillit të Ministrave të vitit 2020 dhe lind për shkak të urgjencës që paraqet prokurimi i vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe:

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

“COVAX” është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik.

“Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar. Gjithashtu, kjo alternativë është më fleksibël dhe nuk ka kosto shtesë për shtetin shqiptar (kostoja finale është e njëjtë). Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre” thuhet më tej në relacion.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump nuk është angazhuar në këtë nismë sepse “nuk dëshiron të kufizohet nga grupe shumëpalëshe si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)”.

Trump vendosi kohë mëparë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH-ja për të cilën thotë se është shumë e ndikuar nga Kina dhe ka nevojë për reformim. Gara për prodhimin e një vaksine të sigurtë kundër Covid 19 ka nisur prej muajsh. Në të janë përfshirë disa vende të botës, ndërsa të tjerë thjesht po bashkojnë përpjekjet për të pasur sukses kundër sëmundjes.

Kjo përpjekje e OBSH synon koordinimin mes qeverive që bëjnë marrëveshje me prodhuesit individualë të vaksinave, por që përfitojnë edhe vaksina rezervë në rast se marrëveshjet dypalëshe me prodhuesit, nuk rezultojnë të suksesshme.

Etiketa: covaxmarreveshjavaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
BOTA

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
Para

Mjeku dhe muzikanti i talentuar vret veten gjatë pandemisë! Emri (Foto)

TË GJITHA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025

Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

17:37 : 31/10/2025

Salianji për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një rival politik me shpirt liberal dhe kulturë të rrallë

17:28 : 31/10/2025

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com