• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit në Himarë, zbardhet dëshmia e autorit: Ja çfarë bëra ditën e ngjarjes

12:32 : 21/10/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Vlorës ka zhvilluar dje seancën gjyqësore ndaj Kliti Lekës, 53- vjeçarit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë mëngjesin e së shtunës së kaluar, më 17 tetor.

Ndaj Lekës, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. 53-vjeçari ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, i qetë dhe shumë i ftohtë përballë togave të zeza. Prokuroria e Vlorës e akuzon Kliti Lekën për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Organi i akuzës është përfaqësuar nga prokuror Arjan Xhaferri, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtar Arqile Basho. Mbrojtja ndaj të akuzuarit është caktuar kryesisht nga ana e Gjykatës.

Autori

I shoqëruar nga dy punonjës të Policisë, përmes xhamit të kafazit në sallën e gjyqit, 53- vjeçari herë pas here hidhte vështrime të ftohta ndaj gazetarëve. Seancën e djeshme nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i të akuzuarit. Kliti Leka u është përgjigjur pyetjeve që gjyqtari i ka drejtuar në dhënien e gjeneraliteteve. “Jam beqar, kam bërë 14 vjet shkollë, duke përfunduar deri në vitin e dytë universitet. Me profesion jam radiolog dhe pas vitit 1990 jam larguar nga Shqipëria, për t’u rikthyer sërish. Kam lindur në 19 qershor të vitit 1967, ndërsa nuk jam dënuar asnjëherë më parë”, është shprehur fillimisht 53-vjeçari Leka. Më tej, Leka është shprehur para gjykatës duke pohuar arsyen e vrasjes së biznesmenit Goro në Himarë.

“Kishim një marrëveshje noteriale me Niko Goron, për ndërtimin e një pallati në një truall rreth 2600 metra katror në Himarë. Është rënë dakord ndërtimi i një pallati dhe unë do të përfitoja tri hyrje, si një nga trashëgimtarët e tokës. Niko nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Ditën e ngjarjes, pas krimit jam larguar me një automjet të cilin e kisha marrë me qira. U fsheha në afërsi të zonës Livadh në Himarë dhe nuk kam bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë”, ka deklaruar në gjykatë i akuzuari.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

Motivi i ngjarjes

Shkak për ngjarjen që tronditi Himarën mëngjesin e datës 17 tetor, dyshohet se mund të jetë një marrëveshje e lidhur dy vite më parë, ku Kliti Leka do t’i vinte në dispozicion tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro do të ndërtonte pallatin.

Në fakt, Niko Goro e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës dhe është në fazë përfundimi, por nuk ia kishte dhënë pjesën që i takonte Kliti Lekës. Pjesa takuese ishte përllogaritur në tri apartamente, por Kliti Leka mendohet se ka marrë vetëm një apartament, megjithatë kjo mbetet ende për t’u vërtetuar. Shpesh mes Goros dhe Lekës ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53-vjeçari e ka ndjerë veten të mashtruar nga biznesmeni, e për pasojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem.

Ditën e shtunë Leka ka zbritur nga makina tip “Volksëagen” dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me kallashnikov 5 herë. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa kilometra larg, në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit, ndërkohë që është gjetur arma e krimit, kallashnikovi, por edhe një pistoletë, si dhe makina “Volsëagen”. Sipas burimeve, autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka vepruar i vetëm në krim. Ai është ndaluar nga Policia teksa mundohej të largohej, por makina e tij ishte lokalizuar shumë shpejt, pasi dëshmitarët në vendngjarje treguan me detaje karakteristikat e mjetit.

Etiketa: himareKliti Lekavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
Para

Liroi Gert Gjinararin, KLGJ shtyn vendimin për gjyqtarin Markeljan Kuqo

TË GJITHA

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

08:26 : 10/11/2025

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025

Këmbimi valutor 10 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 10/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

08:06 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025

Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca

07:54 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com