• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Shqipëria dhe Greqia do shkojnë në Hagë sepse negociatat për detin dështuan

22:15 : 20/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë, në Detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë.

“Kemi rënë dakord t’ia kalojmë për zgjidhje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë çështjen e ndarjes së hapësirave” tha në një konferencë shtypi në Tiranë Ministri i Jashtëm grek, Nikolaus Dendias.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vuri theksin tek vendimi i pakontestueshëm nga palët i kësaj Gjykate, kur e argumentoi rënien dakord për kufijtë detarë nga instancat ndërkombëtare si një mundësi “për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”.

Ndarja e hapësirave detare u rikthye si prioritet në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë në korrik të këtij viti kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha në Parlament se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat detare të Greqisë edhe në Detin Jon deri në 12 milje, bazuar në konventat ndërkombëtare” duke pasur parasysh marrëveshjet e arritura këtë vit për kufijtë detarë me Italinë dhe Egjiptin.

Fakti që palët ranë dakord për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për ndarjen e Detit Jon nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lë të kuptohet qartë se negociatat për t’i zgjidhur mes tyre kanë dështuar,

Lexo edhe:

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

5 vite pa Teatër Kombëtar

Dy herë palët tentuan ta arrijnë por nuk ia dolën mbanë. Marrëveshja e arritur në vitin 2009, kur në Shqipëri ishte në pushtet PD, sot në krye të opozitës jashtë parlamentare dhe në Greqi, forca e majtë politike , PASOK , u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e Shqipërisë, kur Partia Socialiste, (PS) atëherë në opozitë , sot në pushtet ngriti padi penale kundër saj. Sipas socialistëve marrëveshja i jepte Greqisë 225 metra katrorë hapësirë detare, që i takonin Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese e konsideroi marrëveshjen “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”

“Kjo çështje nuk do të jetë as në diskrecionin tonë, as të palës greke, por të drejtësisë ndërkombëtare. Ne do të përqendrohemi në bashkëpunimin tonë ekonomik dhe rajonal” tha të martën Kryeministri Rama.

Dendias: Greqia heq së shpejti ligjin e luftës me Shqipërinë

Vullneti për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe në plan rajonal kërkon hapjen e një kapitulli të ri marrëdhëniesh mes dy vendeve. Kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë mbetur të trazuara që pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë tri dekadave të tranzicionit post-komunist të Shqipërisë. Ato kanë qenë dhe mbeten në ngërç nga Ligji famëkeq i Luftës, që Greqia miratoi në tetor të vitit 1940, kur Italia Fashiste sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë, e cila qe e pushtuar prej Musolinit në pranverën e vitit 1939. Ky ligj është “de jure” sot e kësaj dite në fuqi pasi Parlamenti grek nuk e ka ratifikuar abrogimin e tij, gjë që praktikisht do të thotë që edhe pas 80 vitesh Greqia e konsideron Shqipërinë një vend armik, edhe pse prej 11 vitesh Shqipëria është anëtare e NATO-s

Ministri i Jashtëm Dendias tha të martën në konferencën për shtyp se “shumë shpejt Greqia do të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë”.

Kryeministri Rama i cilësoi marrëdhëniet aktuale, si më të mira se asnjëherë tjetër” si një parakusht që të ndodhë më në fund abrogim i Ligjit të Luftës.

Traktat Bashkëpunimi dhe Fqinjësie të mirë me dinamikë të re

Paradoksi i ekzistencës sot e kësaj dite të këtij ligji është rritur edhe më tej në vitin 1996 kur dy vendet fqinjë nënshkruan Traktatin e Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë.

Ky traktat, në kushtet e Ligjit të Luftës nuk ia doli mbanë të nxjerrë nga nga ngërҫi marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve fqinjë. Në verën e vitit 2018 dy vendet nisën negociatat për një paketë marrëveshjesh ku përfshihej edhe abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia por kjo nuk ndodhi.

Abrogimi i tij ka rëndësi të madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai do të bëjë të mundur heqjen nga sekuestrimi preventiv i pronave të shtetit dhe të shtetasve shqiptarë, që vazhdon që nga viti 1940.

Nëse qeveria e Kyriakos Mitsotakis do ta realizojë premtimin e sotëm kjo pritet të shoqërohet me akte tjera juridike, që do të përcaktojnë instrumentet sesi shteti dhe qytetarët e Shqipërisë do të adresojnë tek autoritetet greke dokumentet që posedojnë për pronat e tyre për të marrë të drejtën e rimarrjes së tyre .

Dendias tha të martën në Tiranë se “traktati i Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së mirë mes dy vendeve ka nevojë të thellohet dhe të ketë një dinamikë të re. Do t’i zgjidhim në një klimë besimi dhe respekti të ndërsjellë çështjet që kanë mbetur pezull”.

Tani që kufijtë detarë në Detin Jon do t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si çështja madhore pezull, kalimi nga premtimi me fjalë në vepra, në abrogimin real të Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të dëshmojë me vullnetin politik për të lënë pas të shkuarën dhe filluar një kapitull të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve. /DW

Etiketa: denidiasRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

12:09 : 18/05/2025
AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
Para

Hije dyshimi te Celtic, trajneri: Mes nesh është një spiun!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025

Më shumë vota të numëruara se sa në total/ Celibashi: Dërgesat nuk janë bërë në mënyrën e duhur

22:14 : 18/05/2025

Mbi 20 viktima nga tornadot në Missouri dhe Kentucky, mijëra të tjerë mbeten pa energji

22:05 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com