• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shes” një adresë holandeze për inceneratorin të radhës

14:42 : 19/10/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Flutura Açka

Një vit pas vrasjes së djaloshit të ri Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, në kohën kur u censurua një dokumentar kushtuar kësaj vrasjeje makabre dhe hijeve të fajit dhe të pandëshkueshmërisë së tij, mora një mesazh nga një gazetar investigativ.

Meqenëse kishte parë nga postimet e mia se isha atë kohë në Holandë, ai më kërkoi miqësisht që – në emër të grupit që gazetarëve që merrej me investigimin – të verifikoja adresën e kompanisë simotër holandeze që u shpall atë kohë si fituese e Inceneratorit të Tiranës.

Pas disa telefonatave të vazhdueshme në numrin e shpallur të telefonit, nga shpesh më vinte heshtje, më në fund nisi të përgjigjej një familje, e cila në fakt u bezdis shumë prej meje dhe e përligji bezdisjen time me gabimin e prerjes së telefonit dhe kaosin e ndonjëhershëm të kompanive telefonike holandeze qysh nga koha kur ishin shfaqur shitjet me telefon.

Që ta çoja deri në fund detyrimin tim, u nisa një ditë për në Amsterdam dhe vajta në adresën që publiku shqiptar njeh si zyra e simotrës holandeze të kanakares sonë shqiptare në Tiranë, që u mori shqiptarëve mbi 430 milion euro për ta bërë Tiranën edhe më të pistë se ç’e kishim.

Lexo edhe:

“700 mijë euro gjoba”/ Nuredin Dumani i kundërvihet ish-shokëve në gjyq! Sharra: Qenie e shpifur

Malltezi: Sharra është kthyer në bombë ekologjike, pak km larg Tiranës. S’ka më vend për plehra

Shkurt, kur mbërrita te adresa e shpallur, një godinë si të gjitha godinat e bukura të Amsterdamit, ishte thjesht një banesë familjare, dhe meqenëse nuk është e udhës t’u biesh dyerve holandeze pa lënë takim, thjesht ndala përballë saj, duke e përfytyryar në fiksionin tim se si ajo lubi do t’i gllabëronte paratë e shqiptarëve nga Amsterdami për të pastruar Tiranën.

Pra, pavarësisht të ndonjë emri holandez që na përfaqëson interesat tona “mbi plehrat”, ajo është një krijim shqiptar. Në Holandë gjithçka ka adresë dhe transparencë. Emra të tillë holandezë që i korrupton paraja, ka sa të duash në Holandë. Fundja, siç ka thënë Michel Houellebecq “Holanda një kompani e madhe është”, kështu që është gjëja më e natyrshme të ndërtosh kompani guacka, e flluska e fantazma e mashtruese atje. Ku ka diell, natyrshëm ka edhe hije, gjatësia e së cilës varet vetëm nga këndi i dritës.

Tani, tre vjet më pas. asgjë nuk ka ndryshuar, edhe nëse ka ndryshuar dhe ajo godinë është kthyer në adresë e një kompanie shqiptaro-holandeze, nuk ka ndryshuar asgjjë të paktën me Tiranën. Është gjithnjë e më e pistë.

Kur një mbrëmje ndala te makina e plehrave që po merrte mbetjet e banorëve të rrugës sime në Tiranë dhe e pyeta një si farë shefi që vinte vërdallë aty se “përse nuk pastronin mbetjet rrotull koshave, ato masat me dhera e dërrasa, por vetëm zbraznin koshat?”, më tha shpërfillës: “Nuk është puna jonë, ne kemi kontratë vetëm për mbeturinat në kosha”.

Ndaj, nëse ndokujt i lypet ndonjë adresë holandeze për inceneratorin e radhës, ofroj adresën time. Një gjë është e sigurt: Unë paratë e shqiptarëve do t’i bëj libra!

Etiketa: #ardit Gjoklaj#boldnewsackasharra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“700 mijë euro gjoba”/ Nuredin Dumani i kundërvihet ish-shokëve në gjyq! Sharra: Qenie e shpifur

12:53 : 26/02/2025
AKTUALITET

Malltezi: Sharra është kthyer në bombë ekologjike, pak km larg Tiranës. S’ka më vend për plehra

13:00 : 17/06/2024
AKTUALITET

FOTO/ “Malet” me plehra të papërpunuara ndryshojnë relievin e Sharrës

14:30 : 20/05/2024
AKTUALITET

Sharra në emergjencë, landfilli i tejmbushur me plehra. Fshati ngelet pa ujë

10:25 : 10/05/2024
AKTUALITET

Sherri me Açkën, Noka: “Brava” po keqpërdor gratë si padroni i tij, Rama

21:25 : 17/01/2024
AKTUALITET

Baçi: Keqardhje për incidentin në komision, mazhoranca na mohon të drejtat

14:59 : 17/01/2024
Para

Lufta/ Akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Nagorno Karabak

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com